Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Rrjetet brenda BIA-s dhe MUP-it po zhvillojnë fushatë kundër ish-inspektorit të “Jovanjicës”

The Geopost November 23, 2026 5 min read
Share the news

Ish-shefi i Departamentit të Katërt të Policisë së Beogradit, Slobodan Milenkoviq, i njohur me nofkën “Mali Senta”, po përballet me një fushatë të organizuar diskreditimi, përmes së cilës synohet të pengohet rikthimi i tij në një pozitë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP).

Sipas një burimi të njohur me zhvillimet, të cilin e citon mediumi serb “Nova”, grupe të organizuara kriminale që veprojnë brenda Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), MUP-it dhe shërbimeve ushtarake kanë zhvilluar prej javësh një fushatë kundër Milenkoviqit, duke përhapur akuza dhe pretendime që synojnë ta diskreditojnë publikisht.

Fushata, e cila sipas burimit është përhapur kryesisht përmes rrjeteve sociale, është intensifikuar pas ndryshimeve politike në Serbi. Për përhapjen e të njëjtave pretendime dyshohet se janë angazhuar edhe rrjete informatorësh, të cilët kanë synuar të ndikojnë te individë pranë përfaqësuesve të mundshëm të pushtetit të ri, si dhe te përfaqësuesit e Unionit Studentor.

Milenkoviq, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, u bë i njohur pasi shtatë vjet më parë zbuloi plantacionin e madh të marihuanës në kompleksin “Jovanjica”, një rast që tronditi skenën politike dhe institucionale në Serbi për shkak të dyshimeve për lidhje të personave të përfshirë me zyrtarë shtetërorë dhe pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë.

Dyshimet për përpjekje për ta penguar rikthimin e tij në MUP

Sipas bashkëbiseduesit të “Nova”, arsyeja kryesore e fushatës është frika se Milenković mund të marrë një pozitë në MUP, pas ndryshimeve politike në vend.

Ai kujton se ish-inspektori ishte një nga policët që, sipas tij, u përballën me presione sistematike gjatë qeverisjes së Partisë Progresive Serbe (SNS). Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në të cilat SNS humbi pushtetin, Milenković thuhet se u vu në dispozicion të studentëve dhe qytetarëve që kundërshtonin regjimin.

Sipas burimit, rikthimi i tij në strukturat e policisë do t’i mundësonte të vazhdonte hetimin e çështjes “Jovanjica” dhe të zbardhte lidhjet e dyshuara ndërmjet krimit të organizuar, politikës dhe shërbimeve sekrete.

“Qëllimi i grupeve të organizuara në shërbime, kryesisht në BIA, oficerët individualë të së cilës janë tashmë në gjyq për ‘Jovanjica’, është ta zvarrisin Milenkovićin nëpër baltë dhe ta diskreditojnë me akuza të rreme se është bashkëpunëtor i Darko Shariq, se ka përdorur telefonat ‘Sky’ dhe se vetë është kontrabandist droge”, citohet të ketë thënë burimi për “Nova”.

Ai pretendon se këto akuza nuk janë të reja dhe se për herë të parë ishin paraqitur publikisht nga ish-zyrtarja e MUP-it, Dijana Hrkalović, në një televizion të afërt me pushtetin.

Sipas tij, edhe ish-prokurori Nenad Stefanović kishte tentuar të niste procedura ndaj Milenkovićit, por pa sukses, pasi nuk kishte prova që do t’i mbështesnin pretendimet për përfshirjen e tij në aktivitete kriminale.

Burimi i “Nova” thotë se edhe tani, pavarësisht përhapjes së vazhdueshme të akuzave në rrjetet sociale dhe në publik, nuk janë paraqitur prova që do t’i vërtetonin ato.

Kallëzimi për “Jovanjica 3” pret prej vitesh në prokurori

Në anën tjetër, bashkëbiseduesi i mediumit serb thotë se ekziston një kallëzim penal në kuadër të rastit “Jovanjica 3”, i cili, sipas tij, përfshin disa drejtues të shërbimeve të sigurisë dhe zyrtarë politikë.

Ai pretendon se ky kallëzim, për të cilin thotë se përmban prova, prej vitesh ndodhet në sirtarët e Prokurorisë për Krim të Organizuar, pa u ndërmarrë veprime konkrete.

“ Ajo që ekziston në mënyrë të padiskutueshme, së bashku me provat, është kallëzimi penal për ‘Jovanjica 3’, i cili përfshin disa nga krerët e shërbimeve, si dhe zyrtarë politikë. Ai raport, i cili supozohej të përfundonte të gjithë çështjen, ka vite që dergjet në një sirtar në Prokurorinë për Krim të Organizuar sepse askush nuk po vepron mbi të”, ka deklaruar burimi.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor për rastin “Jovanjica”, duke theksuar se Milenković ende nuk është marrë në pyetje si dëshmitar, ndonëse kanë kaluar gjashtë vjet nga nisja e procedurave.

Sipas tij, në gjykimin e përbashkët ndaj pronarit të plantacionit “Jovanjica”, bashkëpunëtorëve të tij dhe pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë që dyshohet se kanë ndihmuar këtë aktivitet, është dëgjuar dëshmia e ish-kolegut të Milenkovićit, Dushan Mitiq.

Ky i fundit, sipas burimit, kishte deklaruar gjatë dëshmisë së tij se ish-drejtori i BIA-s, Bratislav Gašić, ishte objektivi i tyre i radhës.

Bashkëbiseduesi i “Nova” vlerëson se kontrasti ndërmjet akuzave publike ndaj Milenkovićit dhe mungesës së veprimeve për kallëzimin penal të “Jovanjica 3” ngre pikëpyetje për motivet e fushatës kundër tij.

Avokati paralajmëron për rrezik serioz për jetën e tij

Ndërkohë, avokati i Milenkovićit, Zdenko Tomanoviq, ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun me të cilin përballet klienti i tij për shkak të rolit që pati në zbulimin e rastit “Jovanjica”.

Tomanoviq ka theksuar se ish-inspektori është në rrezik serioz për jetën, pikërisht për shkak të personave dhe strukturave që dyshohet se kanë lidhje me këtë aferë.

Sipas avokatit, kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese në një periudhë të ndryshimeve dhe trazirave politike në Serbi.

Rasti “Jovanjica”, që nga zbulimi i tij, është shndërruar në një nga aferat më të mëdha që kanë përfshirë institucionet e sigurisë në Serbi, për shkak të dyshimeve për lidhje ndërmjet rrjeteve të trafikut të drogës dhe personave brenda strukturave shtetërore.

Tags: BIA Serbia

Continue Reading

Previous: Dodikët i kthejnë shpinën Vuçiqit pas humbjes së zgjedhjeve, tani i vardisen Listës Studentore në Serbi

Dodikët i kthejnë shpinën Vuçiqit pas humbjes së zgjedhjeve, tani i vardisen Listës Studentore në Serbi 5 min read
  • Ballkan

Dodikët i kthejnë shpinën Vuçiqit pas humbjes së zgjedhjeve, tani i vardisen Listës Studentore në Serbi

The Geopost November 23, 2026
Bakiqi në Kuvendin e Serbisë akuzon ish-pushtetin për lidhje me krimin e organizuar, përmend Radoiçiqin, Veselinoviqin dhe Belivukun 5 min read
  • Ballkan
  • News

Bakiqi në Kuvendin e Serbisë akuzon ish-pushtetin për lidhje me krimin e organizuar, përmend Radoiçiqin, Veselinoviqin dhe Belivukun

The Geopost November 22, 2026
Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiqit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore 3 min read
  • Ballkan
  • News

Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiqit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore

The Geopost November 22, 2026
Shqipëria rikthen rezervistët 2 min read
  • Ballkan
  • News

Shqipëria rikthen rezervistët

The Geopost November 22, 2026
Paralajmërimi i Joseph: Aparati i Vuçiqit mund ta rrëzojë stabilitetin e Serbisë 6 min read
  • Ballkan

Paralajmërimi i Joseph: Aparati i Vuçiqit mund ta rrëzojë stabilitetin e Serbisë

The Geopost November 22, 2026
Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë 2 min read
  • Ballkan
  • News

Kandiq propozon Kamberin për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

The Geopost November 21, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.