Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

The Geopost September 13, 2026 2 min read
Share the news

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, u ka bërë thirrje liderëve perëndimorë të reagojnë ndaj glorifikimit të kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, në Serbi.

Apeli vjen pas nderimeve shtetërore dhe ushtarake që iu bënë në Beograd ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në një adresim të posaçëm, Konakoviq iu drejtua liderëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe të gjithë atyre që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare, paqen dhe vlerat evropiane.

Konakoviq u ka dërguar letra zyrtarëve të lartë në Bruksel dhe Uashington, duke kërkuar përgjigje të qartë ndaj veprimeve të autoriteteve serbe.
Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe institucioneve që glorifikojnë kriminelët e luftës dhe mohojnë gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë.

Konakoviq ka paralajmëruar se glorifikimi i Mladiqit nuk është vetëm çështje e raportit me të kaluarën, por kërcënim për besimin, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të gjithë rajonit.

Ai më herët paralajmëroi edhe tërheqjen e një pjese të personelit të Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Beogradi, duke thënë se marrëdhëniet me Serbinë duhet të reduktohen në nivelin më të ulët të mundshëm.

Tags: Bosnje dhe Hercegovina Ratko Mladiq Serbia

Continue Reading

Previous: Kompania Anthropic e pengon Iranin të përdorë modelin Claude për propagandë dhe spiunazh
Next: Propagandë për fëmijë: Shkollat ​​ruse do të shfaqin 83 filma për luftën

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut 6 min read
  • Botë
  • News

Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut

The Geopost October 9, 2026
Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh 1 min read
  • Botë
  • News

Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh

The Geopost October 9, 2026
Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë 1 min read
  • Botë
  • News

Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

The Geopost October 9, 2026
Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA 4 min read
  • Ballkan
  • News

Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA

The Geopost October 9, 2026
Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm” 4 min read
  • Ballkan

Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm”

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.