Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Kërcënime me bomba ndaj institucioneve në Shqipëri, mesazhet përmendin Kosovën

The Geopost October 9, 2026 2 min read
Share the news

Disa institucione në Shqipëri kanë marrë në mëngjesin e së premtes mesazhe kërcënuese në adresat e tyre elektronike, ku pretendohet se në ambientet e tyre janë vendosur lëndë shpërthyese.

Policia e Shtetit bëri të ditur se, deri më tani, nuk është konstatuar asnjë rast i vendosjes së eksplozivëve.

Në emailin kërcënues, autori, i cili prezantohet si “udhëheqës i Milicisë Serbe”, pretendoi se kishte vendosur personalisht një mjet shpërthyes në një ndërtesë dhe paralajmëroi se ai do të shpërthente pas një ore.

“Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush. Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, thuhet në mesazhin që është publikuar online.

Policia njoftoi se, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të identifikuar burimin nga i cili është dërguar emaili.

Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më herët në Shqipëri, ku disa institucione shtetërore kanë marrë mesazhe kërcënuese për vendosjen e bombave, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Shtetit.

Në fund të gushtit, disa institucione në qytete të ndryshme të vendit morën një email nga një adresë e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste. Në mesazh pretendohej se në ambientet e tyre ishte vendosur bombë, por kontrollet e kryera nuk konstatuan praninë e eksplozivëve.

Ndërkohë, në mars të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë u bë objekt i një sulmi kibernetik, si pasojë e të cilit u fshinë një pjesë e të dhënave në disa llogari përdoruesish të punonjësve të administratës.

Në atë kohë, Kuvendi nuk bëri të ditur origjinën e sulmit. Megjithatë, grupi i hakerëve Homeland Justice mori përgjegjësinë përmes një postimi në Telegram, ku deklaroi se “nuk do t’i lëmë mbështetësit e terroristëve të MEK të flenë të qetë asnjë çast”.

MEK, ose Mojahedin-e-Khalq, i njohur gjithashtu si Organizata Popullore Muxhahedine e Iranit, është një grup opozitar iranian, i cili është strehuar në Shqipëri.

Shqipëria e ka akuzuar Teheranin se qëndron pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në korrik të vitit 2022. Për këtë arsye, në shtator të po atij viti, Tirana ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama urdhëroi diplomatët iranianë të largoheshin nga vendi brenda 24 orësh, ndërsa Teherani i mohoi akuzat./REL

Tags: Kosovë Serbi Shqiperi

Continue Reading

Previous: EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

EUROPOL: Pothuajse 50 të arrestuar në aksion kundër rrjetit të drogës me anëtarë nga Bosnja dhe Serbia

The Geopost October 9, 2026
Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut 6 min read
  • Botë
  • News

Droni i dështuar i GRU-së: Si dështoi inteligjenca ruse në operacionin e sabotimit në aeroportin e Leipzigut

The Geopost October 9, 2026
Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh 1 min read
  • Botë
  • News

Komiteti ushtarak i NATO-s rikthehet në Kiev pas tetë vitesh

The Geopost October 9, 2026
Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë 1 min read
  • Botë
  • News

Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

The Geopost October 9, 2026
Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA 4 min read
  • Ballkan
  • News

Lobistët e Serbisë kishin kontaktuar edhe Grenellin – zbardhet aktiviteti i kompanisë në SHBA

The Geopost October 9, 2026
Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm” 4 min read
  • Ballkan

Senatorja Shaheen: Rusia përmes Serbisë e sheh Ballkanin si “front të dytë të mundshëm”

The Geopost October 8, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.