Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan
  • News

Arrestohet në Zveçan një i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023

The Geopost August 16, 2026 2 min read
Share the news

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M., nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, I.M. dyshohet për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”, “Bashkimi për veprimtari kundërkushtetuese” dhe “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

I dyshuari është arrestuar pas ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore.

“AI.M. dyshohet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare.

Ndryshe, protestat e serbëve në veri të Kosovës në maj të vitit 2023, kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut, kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it.

Gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda.

KFOR-i kishte deklaruar se sulmet ishin “të paprovokuara dhe krejtësisht të papranueshme”.

Misioni i NATO-s ka deklaruar se shpresonte që Beogradi do të hetonte edhe ata persona “që u kthyen në Serbi” pas trazirave, duke thënë se pret që të gjithë autorët “të ndiqen penalisht”.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet e vitit 2023 në Zveçan, duke thënë se ato u kryen nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Tags: Kosovë Prokuroria Speciale Zveçan

Continue Reading

Previous: Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi 4 min read
  • Botë
  • News

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi

The Geopost August 16, 2026
Droni i rrëzuar nga NATO mbi Rumani, dyshohet se ishte rus 2 min read
  • Botë
  • News

Droni i rrëzuar nga NATO mbi Rumani, dyshohet se ishte rus

The Geopost August 16, 2026
Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën 4 min read
  • Ballkan
  • News

Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

The Geopost August 16, 2026
Aeroplani luftarak i NATO-s rrëzon një dron që shkelte hapësirën ajrore të Rumanisë 2 min read
  • Botë
  • News

Aeroplani luftarak i NATO-s rrëzon një dron që shkelte hapësirën ajrore të Rumanisë

The Geopost August 16, 2026
Zelensky kërkoi 10 për qind të rezervave të sistemeve Patriot, vjen përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë 2 min read
  • Botë
  • News

Zelensky kërkoi 10 për qind të rezervave të sistemeve Patriot, vjen përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë

The Geopost August 16, 2026
Polonia shfaq armët e saj më moderne, 2,000 ushtarë marshojnë nëpër Varshavë 2 min read
  • Botë
  • News

Polonia shfaq armët e saj më moderne, 2,000 ushtarë marshojnë nëpër Varshavë

The Geopost August 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.