Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Arrestohen dy shtetas rusë dhe izraelitë në Mal të Zi, pajisjet e dyshuara për spiunazh i kishin paketuar në 19 valixhe

The Geopost September 26, 2026 1 min read
Share the news

Dy shtetas të Rusisë dhe Izraelit janë arrestuar në Mal të Zi, pasi në bagazhin e tyre u gjetën pajisje elektronike, para dhe ilaçe. Ata po tentonin të udhëtonin drejt Tel Avivit me 19 valixhe dhe çanta.

Sipas mediave malazeze, bëhet fjalë për Aleksandar Mihailovich Krugljanski, 31 vjeç dhe Aleksandra Krugljanska, 42 vjeç. Ata u arrestuan më 23 shtator në Aeroportin e Tivatit, teksa po përgatiteshin të hipnin në një fluturim drejt Tel Avivit.

Gjatë kontrollit të bagazheve, policia dhe doganat gjetën 26210 euro, 1150 shekelë izraelitë, si dhe një sasi të madhe pajisjesh elektronike dhe ilaçesh të padeklaruara.

Në mesin e pajisjeve, sipas mediave malazeze, kishte GPS tracker me mikrofon, detektor profesional për sinjale radio, kamera vëzhgimi, pajisje për video-mbikëqyrje, komponentë kompjuterikë, pajisje memorieje, kabllo dhe pajisje të tjera elektronike.

Pajisjet kanë ngritur dyshime se mund të përdoreshin për gjurmim, mbikëqyrje dhe zbulimin e pajisjeve të përgjimit.

Megjithatë, autoritetet malazeze zyrtarisht kanë bërë të ditur se dy personat janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale të kontrabandës dhe pastrimit të parave. Prokurori i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Kotor ka urdhëruar ndalimin e tyre.

Sipas policisë, pajisjet e komunikimit që përdornin dy të dyshuarit janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen kontrollit të mëtejshëm.

Mediat malazeze raportojnë se dy personat kishin viza turistike dhe se gjatë periudhës së kaluar kishin hyrë disa herë në Mal të Zi.

Tags: Izrael Mali i Zi Rusi Spiunazh

Continue Reading

Previous: Dronët ukrainas godasin fabrikën e mbrojtjes ajrore dhe një rafineri nafte në Rusi
Next: “Ideologjitë që çuan në gjenocid ende kërcënojnë Bosnjën” – Ambasadori i BiH në OKB kritikon Vuçiqin

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s 3 min read
  • Botë
  • News

Rutte: Turqia ka një nga ushtritë më të mëdha në Evropë, është aleate kyçe e NATO-s

The Geopost November 13, 2026
Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike? 2 min read
  • Botë
  • News

Përpjekjet e SHBA-së për paqe në Ukrainë – çfarë ka ndodhur dhe cilat janë zhvillimet e reja diplomatike?

The Geopost November 13, 2026
Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s 2 min read
  • Ballkan
  • News

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

The Geopost November 13, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra 1 min read
  • Botë
  • News

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

The Geopost November 13, 2026
Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit 2 min read
  • News

Shefi i NATO-s: Rusët humbasin më shumë ushtarë në muaj sesa humbi SHBA-ja në të gjithë Luftën e Vietnamit

The Geopost November 13, 2026
Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet 2 min read
  • Botë
  • News

Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE gjatë viteve të Viktor Orbanit në pushtet

The Geopost November 13, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.