Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë sërish thirrje udhëheqësve të NATO-s që të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
“Nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është çështje kohe kur raketat ruse do të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s”, tha Zelensky në një video-adresim të postuar në mediat sociale.
Thirrja e tij vjen pasi raketat ruse qëlluan të dielën një bazë stërvitore ushtarake në Javoriv të Ukrainës.
Lokacioni ndodhet 25 kilometra larg Polonisë – vend anëtar i NATO-s.
Zyrtarët ukrainas thanë se së paku 35 njerëz u vranë dhe 134 u plagosën në sulm.
SHBA-ja e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, pasi, siç ka thënë, kjo mund të nënkuptojë që forcat e NATO-s t’i rrëzojnë aeroplanët rusë.
Sipas presidentit amerikan, Joe Biden, kjo do ta përkeqësonte situatën në shkallën e një lufte të tretë botërore.

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin