Presidenti i Ukrainës, Zelenski, akuzoi Rusinë se po kryen gjenocid në përpjekje për të eliminuar kombësitë e Ukrainës.
“Ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit”, u shpreh Zelenski për CBS.
“Ne jemi qytetarë të Ukrainës. Në Ukrainë kemi më shumë se 100 kombësi. Bëhet fjalë për shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive”, shtoi Zelenski.
Tre ditë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt, Ukraina paraqiti një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë duke akuzuar Rusinë për “planifikim të akteve të gjenocidit”.
Zelenski foli një ditë pasi e gjithë bota pa pamjet e transmetuara të trupave civilë të shtrirë në rrugët e qytetit Buça, në afërsi të Kievit, si dhe të raportimit se 280 trupa ishin varrosur në një varr masiv atje.
Zelenski bëri thirrje për një tërheqje të plotë të forcave ruse nga Ukraina.
“Nuk mund të ketë asnjë takim derisa bombardimet po vazhdojnë. Pra, së pari armëpushim, pastaj mund të kemi një takim me presidentin rus”, tha Zelenski.

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit