Grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar me kërcënime për sigurinë e Republikës së Kosovës. Një grup nacionalistësh serbë i ashtuquajtur “Arinjtë e Permit” në një kërcënim të hapur duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, ka shfaqur synimet hegjemoniste, raporton The Geopost.
Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar e të armatosur, derisa nuk ndalin kërcënimet e tyre.
“Përshendetje nga ‘Vullnetarët serbë.’ Përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës Srpska. ‘Permskie Medvedi’ (Arinjt e Permit) ju premtojnë personalisht, mu nga këto anë, se sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, do të vijmë atje që të kthehemi në shënjtoret tona dhe ta kthejmë atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga The Geopost.
Ata kanë përmendur edhe popullin dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serbë.
“Përshëndesim popullin dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica, dhe nga të gjitha shënjtoret tona serbe. Ne jemi me ju dhe duhet të jeni të sigurt me ne. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi, deri në fitore”, thonë të njëjtit.
/TheGeopost

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale