Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq telefonon Lavrovin, flet për Kosovën e Bosnjën

The Geopost December 24, 2024 3 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, për të folur për Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe për “sanksionet e paralajmëruara” të SHBA-së ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS).

Vuçiq tha se me Lavrov pati “një bisedë shumë e mirë dhe domethënëse” dhe pretendoi se Kosova po tenton t’ia mohojë partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nga ministri Lavrov, si përfaqësues i një shteti anëtar të OKB-së, mësova se Prishtina, në kundërshtim me të gjitha aktet e së drejtës publike ndërkombëtare, po tenton që Lista Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk e ka certifikuar Listën Serbe, pas shqetësimeve të ngritura nga përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje se, kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Megjithatë, ky vendim nuk është final meqë Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të mund ta shqyrtojë këtë.

Vuçiq tha se me Lavrovin ka folur edhe për Bosnjën e Hercegovinën duke pretenduar se janë pajtuar që Marrëveshja e Dejtonit e ruan paqen dhe stabilitetin në këtë shtet. Por, edhe Beogradi edhe Moska i japin mbështetje të plotë veprimeve separatiste kundër Marrëveshjes së Dejtonit të presidentit nacionalist të Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Ne diskutuam dhe shprehëm së bashku shqetësimin për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republika Srpska dhe ramë dakord se pajtueshmëria e plotë me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit është mënyra më e mirë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka thënë  Vuçiq.

Vuçiq në mes të dhjetorit njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.
Për këtë temë tha se foli me Lavrovin duke paralajmëruar se do të bashkëpunojë me rusët për këtë çështje.

“Tema e bisedës ishin sanksionet e paralajmëruara ndaj NIS dhe u organizua takimi i ekspertëve nga Serbia dhe Rusia sapo të njoftohen sanksionet amerikane”.

“Biseduam edhe për të gjitha çështjet tjera të rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh, konfirmuam miqësinë mes vendeve tona dhe shprehëm besimin se me angazhimin tonë më të madh mund ta rrisim shkëmbimin tregtar ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar Vuçiq.
Serbia vazhdon të dakordohet me Rusinë mbi çështjet kryesore pavarësisht paralajmërimeve dhe shqetësimeve për moskoordinim të politikës së jashtme nga Bashkimi Evropian ku zyrtarisht thotë se dëshiron të anëtarësohet./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Zgjedhjet Gjeorgjiane: OSBE-ja sinjalizon në raportin përfundimtar blerjen e votave, dhunën dhe mediat e ‘instrumentalizuara’
Next: Dronët ukrainas goditën për herë të dytë këtë muaj depon ruse të karburantit

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Rubio: Irani nuk do të lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost June 24, 2026
“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70 9 min read
  • Analiza
  • News

“Shteti mafioz”: Pse Serbia e sotme ngjan me Palermon e viteve ’70

The Geopost June 23, 2026
Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Rikthimi i Janshas në pushtet ngjall shqetësime në BE dhe Ballkanin Perëndimor

The Geopost June 22, 2026
Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Letonia nënshkruan marrëveshjen e BE-së për kredi mbrojtëse prej 3.5 miliardë eurosh në kuadër të programit SAFE

The Geopost June 22, 2026
Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur 3 min read
  • Analiza

Studentët serbë pas vizitës në Kosovë rrëzojnë propagandën e Beogradit: Na kanë gënjyer, serbët nuk janë të shtypur

The Geopost June 21, 2026
Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit! 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Katër kryeqytete, një problem: Shembja e kullës prej letrash të Vuçiqit!

The Geopost June 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.