Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar mëngjesin e sotëm vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për 17 dhjetor.
Në të njëjtën ditë do të mbahen zgjedhjet lokale në 65 qytete dhe komuna në Serbi. Në të njëjtën kohë, Vuçiq ka nënshkruar edhe dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i cili hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare.
Vuçiq u ka uruar qytetarëve zgjedhje të mbara.
“Ne jetojmë në kohë që janë të vështira për të gjithë botën. Në një kohë luftërash, të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të ruajtur interesat jetike, në një kohë kur do të jemi nën presion për shkak të Kosovës dhe çështjeve të tjera. Serbia duhet të ruajë kohezioni i saj i brendshëm”, tha Vuçiq.
Ai u uroi të gjithë pjesëmarrësve rezultate të mira. Ai është i bindur se me këto zgjedhje po konsolidojmë demokracinë në Serbi.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Qeveria e Republikës së Serbisë i dërgoi Presidentit të Republikës propozim të arsyetuar për shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.
“Mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në rrethanat ekzistuese do të siguronte një shkallë më të lartë të demokracisë, duke reduktuar tensionet e krijuara midis opsioneve kundërshtare në shoqëri, duke refuzuar ekskluzivitetin dhe gjuhën e urrejtjes, dhe duke afirmuar të drejtën për të shprehur lirisht mendimet dhe pikëpamjet për disa çështje politike, ekonomike dhe të tjera, përfshirë afirmimin e mëtejshëm të vlerave evropiane”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në zgjedhjet e ardhshme, partitë e djathta, pasi nuk ka marrëveshje për një listë të përbashkët, me shumë gjasa do të shkojnë në tre kolona.
Në njërën do të jetë DSS e Re, në tjetrën Dveri dhe Zavetnici, ndërsa Partia Popullore pas negociatave të dështuara do të shkojë në zgjedhje e pavarur./The Geopost/

Drecun, pa fakte, përsërit narrativat dezinformuese ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj
Gjenden mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar për varr masiv në Zubin Potok
Projekti i BE-së që lidh policinë me të rinjtë përmes videolojërave për t’i mbrojtur nga krimi dhe radikalizimi online
Stojkoviq: Propaganda e regjimit ka shndërruar Serbinë në një burg të madh, s’do të ketë liri pa largimin e Vuçiqit
Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit