Presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli me telefon me presidentin rus Vladimir Putin më 20 tetor. Sipas liderit serb, kjo ishte biseda e parë e këtij lloji mes të dyve në dy vjet e gjysmë.
Serbia, e cila është një kandidate për anëtarësim në BE, ka dënuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë, por ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.
Vuçiq tha se e falënderoi Putinin për furnizimet ruse me energji dhe përsëriti se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj sanksioneve. Thirrja vjen pasi Rusia pret një përgjigje zyrtare ndaj ftesës së Putinit në shtator drejtuar Vuçiqit për të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, që do të zhvillohet nga 22-24 tetor./RFE-RL/

Nga Millosheviqi te Vuçiqi – Stradner: E njëjta strategji, propagandë për ta paraqitur veten si viktimë
Partia e Vuçiqit, SNS, bashkohet me radikalët e Sheshelit – në listën zgjedhore edhe emra të kërkuar nga Haga
“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE