Presidenti rus Vladimir Putin, ka urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu që të “sigurojë paqe” në rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.
Raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë pasi zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.
Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve, një konvoj ushtarak janë shfaqur në terren.
Kjo njohje nga Putin është si pretekst për të pushtuar Ukrainën, edhe pse deri më tani nuk janë parë lëvizje apo tërheqje e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.
Tashmë gjenden rreth 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e vendit. /The Geopost/

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara