Zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian (BE) janë deklaruar pas njoftimit të Moskës për njohjen e dy rajoneve që kontrollohen nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Ata janë zotuar se do t’i vënë Rusisë sanksione kundër atyre që qëndrojnë prapa këtij veprimi, duke u rritur frika për përshkallëzim të situatës dhe apetiteve të kësaj të fundit për pushtimin e Ukrainës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një deklaratë të përbashkët kanë thënë se, “njohja e dy rajoneve të mbështetura nga separatistët pro-rusë është një shkelje e ligjeve ndërkombëtare.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka paralajmëruar se do t’i vendosen sanskione Rusisë, nëse Moska sulmon Ukrainën apo njeh pavarësinë e këtyre rajoneve.
The recognition of the two separatist territories in #Ukraine is a blatant violation of international law, the territorial integrity of Ukraine and the #Minsk agreements.
The EU and its partners will react with unity, firmness and with determination in solidarity with Ukraine.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 21, 2022
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se Moska ka njohur edhe zyrtarisht si shtete të pavarura dy rajone në Donbas në lindje të Ukrainës.
Putin me anë të një paraqitje televizive, ka nënshkruar për njohjen e Donetskut dhe Luganskut, dy rajone që janë të okupuar nga forcat pro-ruse në lindje të Ukrainës.
Kjo njohje nga Putin është si pretekst për të pushtuar Ukrainën, edhe pse deri më tani nuk janë parë lëvizje apo tërheqje e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.
Po ashtu, ky veprim i Kremlinit mund të çojë në sanksione të reja për Rusinë, në kohën kur me tërë kapacitetet janë rritur përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje politike, që Putin vazhdimisht po i neglizhon.
The Geopost

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999
Rusia sulmon infrastrukturën energjetike të Ukrainës, propagandat pro-Kremlin i kthejnë vuajtjet në armë psikologjike
Bisedimet në Abu Dhabi përfundojnë me plane për raundin tjetër – Zelensky e quan takimin ‘konstruktiv’
Trump thotë se gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA do të ndëshkohen – sytë sërish nga Vuçiqi