Vizita e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, e planifikuar për sot, është e pasigurt, raportojnë mediat e Beogradit, pasi Mali i Zi, Maqedonia veriore dhe Bullgaria kanë ndaluar fluturimet e avionit të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd.
Mediat bëjnë të ditur se nga zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është njoftuar se sot (e hënë) në orën 10 do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharçenko.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi dje (e diel) se situata rreth mbërritjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Beograd është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke u marrë me logjistikën e udhëtimit të tij.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë tha se vizita e ministrit rus Sergej Lavrov tashmë është planifikuar dhe se rezultati i vizitës është i pasigurt derisa të realizohet.
“Është e mundur që çdo gjë të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se nuk e përjashton që vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov në Beograd, mund të rrezikojë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz./The Geopost

Raporti nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BiH: Lëvizjet e autoriteteve të RS po çojnë në ndarje de facto nga BiH
Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit