Forcat ruse kanë bombarduar dhjetëra qytete në Donbas, në lindje të Ukrainës, dhe janë në rrugë për të rrethuar dy qytete kyçe në rajon, ku mijëra civilë janë në rrezik për t’u kapur, njoftoi ushtria ukrainase.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi propozimet që Ukraina t’i bënte lëshime territoriale Rusisë për t’i dhënë fund luftës, duke e krahasuar idenë me zbutjen e Gjermanisë naziste nga Perëndimi në vitin 1938.
Forcat ruse bombarduan 40 qytete në pjesën më lindore të Donbasit, i cili është ende nën kontrollin e Kievit, njoftoi ushtria ukrainase më 26 maj.
“Trupat ruse po përparojnë në mënyrë që ata tashmë të mund të gjuajnë me mortaja [në qytet],” tha Guvernatori i Rajonit të Luhanskut Serhiy Hajday në një deklaratë në mediat sociale.
Me rënien e këtyre dy qyteteve, i gjithë rajoni i Luhanskut do të ishte nën kontrollin rus, që është një nga synimet e Kremlinit në luftën në Ukrainë.
Separatistët e mbështetur nga Moska, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, thanë në një deklaratë më 26 maj se ata mbanin rreth 8,000 të burgosur lufte ukrainas, por ky pretendim nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.
Oleksiy Arestovich, këshilltar i Presidentit Zelensky, tha se ushtria ruse “ka një sukses të caktuar taktik, i cili kërcënon të bëhet operacional në drejtim të Lisichansk dhe Severodonetsk”.

Ushtari rus vret katër persona në një sulm me armë në Krimenë e pushtuar
Kritiku i Putinit thotë se është “gjallë dhe i lirë” në Paris, pasi Rusia e shpalli “agjent të huaj”
Vala e të nxehtit kërcënon energjinë bërthamore në Evropën Juglindore
Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”