Zyrtarët ukrainas thanë se 17 persona janë plagosur në sulmin ajror rus në spitalin e fëmijëve dhe maternitetit në Mariupol, në jug të Ukrainës.
Shefi i administratës ushtarake ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha se numri i fëmijëve të plagosur “është zero, falë Zotit dhe shpresojë që ky numër të mos ndryshojë”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi i 9 marsit ishte një “mizori”, duke ripërsëritur thirrjet që Shtetet e Bashkuara dhe NATO të krijojnë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën.
“Mbyllni qiellin tani. Ndaloni vrasjet. Ju e keni fuqinë, por duket se jeni duke e humbur humanitetin”, ka thënë ai.
Këshilli i qytetit të Mariupolit ka thënë se sulmet ajrore kanë shkaktuar “shkatërrim kolosal” të maternitetit dhe spitalit të fëmijëve.
Kryeministri britanik, Boris Johson, është zotuar se Qeveria e tij do ta mbajë përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin “për krimet e tij të tmerrshme”.
Sulmi në Mariupol vjen në ditën e 14-të qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës. Për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë./REL

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë