Ukraina është duke u sulmuar nga hakerët rusë në mes tensioneve në rritje ndërmjet dy vendeve.
Lajmin për The Geopost e ka konfirmuar një ekspert i sigurisë në Evropë, duke shtuar se disa faqe qeveritare tashmë janë jashtë funksionit.
“Aktualisht Ukraina është duke përjetuar një sulm kibernetik. Tashmë faqja e Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe disa bankave janë jashtë funksionit”, ka thënë burimi i sigurisë.
I njëjti lajm konfirmohet edhe nga faqja NetBlocks që bënë monitorimin e sulmeve kibernetike.
⚠️ Update: #Ukraine has been targeted by a series of DDOS attacks on banking and military services, bringing down PrivatBank and Oschadbank and sending defence sector platforms offline. The incident comes amid heightened tensions with #Russia.
📰 Report: https://t.co/wDrXAUbTdL pic.twitter.com/PM3jG2PToM
— NetBlocks (@netblocks) February 15, 2022
“Ukraina është shënjestruar nga një seri sulmesh DDOS, ndaj shërbimeve bankare dhe ushtarake, duke qitur jashtë funksionit shërbimet e PrivatBank dhe Oschadbank. Incidenti vjen mes tensioneve të rritura me Rusinë”, njofton NetBlocks.
Paralajmërimi se Ukraina do të ketë një sulm kibernetik ishte paralajmëruar edhe nga shërbimet amerikane të inteligjencës. /The Geopost/

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit
Brukseli ashpërson tonin ndaj Beogradit: Parlamenti Evropian kërkon ndryshim të qasjes ndaj Vuçiqit