Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se vdekjet e civilëve në qytetin ukrainas të Buças treguan “fytyrën mizore” të ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin dhe premtoi të mbështesë Kievin në mbrojtjen e “kufirit të Evropës”.
Zonja von der Leyen e vizitoi qytetin ku zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë u vranë nga forcat ruse, gjatë një vizite në Ukrainë bashkë me kryediplomatin e BE-së Josep Borrell.
Para se të shkonin në Buça ata vizituan Kievin për t’i ofruar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy mbështetje dhe siguri lidhur me kërkesën e tij për anëtarësim në BE.
Duke udhëtuar me tren nga Brukseli në Kiev, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha gazetarëve se mesazhi më i rëndësishëm që ajo po i sillte zotit Zelenskiy ishte se “do të ketë një rrugë drejt BE-së” për Ukrainën.
“Zakonisht duhen vite përpara se Këshilli i BE-së të pranojë një aplikim për anëtarësim, por Ukraina e bëri këtë brenda një ose dy javësh dhe unë dua që të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.
“Qëllimi ynë është të paraqesim kërkesën e Ukrainës në këshill këtë verë.”
Kryediplomati i BE-së, Borrell u tha gazetarëve se vizita ishte një sinjal se “Ukraina ka nën kontroll territorin e saj” dhe qeveria vazhdon të drejtojë vendin.
“Ukraina nuk është një vend i pushtuar, i dominuar. Ka ende një qeveri që pret njerëz nga jashtë vendit dhe mund të udhëtohet në Kiev,” tha zoti Borrell./Zëri i Amerikës

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara