Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi më 22 gusht se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kujvat, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht.
Sipas kësaj ministrie, pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në kompaninë Twitter, por nga kjo kompani nuk janë përgjigjur menjëherë lidhur me deklaratat e MPJ-së së Serbisë.
Më 18 gusht, Twitter kishte pezulluar llogaritë e dhjetëra ish-deputetëve dhe anëtarëve aktualë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, por edhe të një zyrtari qeveritar.
Më 19 gusht, nga Twitter thanë për REL-in se kanë zhbllokuar llogaritë dhe se pezullimi ishte bërë gabimisht. /REL

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999