Një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se ishte porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë.
Sipas burimeve të Top Channel, shtetasi rus ka rrëfyer se është kontaktuar nga agjentë rusë për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në Shqipëri, por thotë se nuk ka më shumë informacione.
Mikhail Zorin ka deklaruar se me agjentët e vendit jo mik me Shqipërinë bëhej vetëm me Telegraf, por nuk i njeh me emra hetuesit rusë. Ai ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit.
Të mërkurën ose të enjten, tre të arrestuarit që u kapën të shtunën në Gramsh do të dalin para gjykatës. Ata po hetohen me akuzën spiunazhit dhe po mbahen në drejtorinë e policisë së Elbasanit ku janë marrë në pyetje nga prokurorët. Ndërkohë, gjykata u ka caktuar avokatë kryesisht, të cilët janë takuar sot me klientët e tyre./Top Channel

Mediat ruse e paraqesin humbjen e Vuçiqit si pasojë të ndikimit perëndimor
Vuçiqi pësoi humbje pas 14 vitesh: Studentët fituan 139 mandate, lista e tij mbeti në 104
Automjetet e Xhandarmërisë për shpërndarjen e protestave para Presidencës së Serbisë
Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete