Ish presidenti serb, Boris Tadiq, ka thënë se Rezoluta 1244 nuk parashikon praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës.
Tadiq i cili tani është kryetar i Partisë Socialdemokrate (SD), kundërshtoi Bërnabiqin dhe Petkoviq në lidhje me këtë çështje.
Duke folur për mediat në Beograd, ai tha se kryeministrja Ana Bërnabiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq po “mashtrojnë opinionin”.
Tadiq rikujton se Rezoluta 1244 e OKB-së, aneksi 2, pika 6 “nuk përmend ushtrinë serbe, por personelin jugosllav dhe serb”. “Pra, nuk bëhet fjalë për ndonjë trupë ushtarake dhe policore siç thonë Bërnabiq dhe Petkoviq”,citohet të ketë thënë Tadiq.
Sipas tij, teksti i pikës 6 të Rezolutës 1244 është si vijon: “Pas tërheqjes, një numër i rënë dakord i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet dhe të kryejë funksionet e mëposhtme: ndërlidhje me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënimi/pastrimi i fushave të minuar; ruajtja e pranisë në vendet e trashëgimisë kulturore serbe; ruajtja e pranisë në pikat kryesore kufitare”.
Boris Tadiq, i cili ishte ministër i Mbrojtjes në kohën kur u miratua Rezoluta 1244, thotë se “sa i përket pikës së parë, dërgimi i personelit si ndërlidhës me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë, këta do të ishin oficerë ndërlidhës. Dhe këta nuk janë trupat apo forcat ushtarake për të cilat Bërnabiq dhe Petkoviq u flasin njerëzve”.
“Rezoluta 1244 nuk parasheh praninë e ushtrisë apo policisë serbe në veri apo në ndonjë vend tjetër të Kosovës”, tha Boris Tadiq./Vreme/

Daçiqi zbulon frikën e Beogradit: Si t’i vendosim sanksione Rusisë kur na ndihmojnë ta mbajmë Kosovën të bllokuar në UN?!
“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë