Siria është shteti i 120-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.
Njohja nga Siria erdhi pas njohjeve nga Sudani dhe Kenia këtë vit, e për të cilën Osmani tha se kjo është njohje e sovranitetit shtetëror, por edhe e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.
“Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë”, ka shkruar tutje Osmani.
E Ministria e Jashtme e Sirisë tha se vendimi për njohjen e Kosovës buron nga bindja e Sirisë në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga angazhimi i saj për promovimin e parimeve të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë”.
“Kjo vendimmarrje është pjesë e politikës së Sirisë që synon zgjerimin e urave të bashkëpunimit dhe hapjes ndaj vendeve mike, në një mënyrë që shërben interesave të përbashkëta dhe forcon lidhjet e miqësisë midis popujve”, thuhet në njoftim të kësaj Ministrie në X. /The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan