“Rusët dhe serbët vëllezër përgjithmonë”, “nuk ka dorëzim” dhe “Kosova është Serbi”, ishin mbishkrimet nacionaliste serbe, propaganduese e kërcënuese që u hasën në shkrimin cirilik në veri të Mitrovicës këtë të mërkurë.
Ato ishin vendosur në oborrin e shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut.
Mbishkrime të tilla në veri të Kosovës janë shfaqur herë pas here. Ndër to ka qenë edhe mbishkrimi kërcënues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Për të gjitha këto ka pasur reagime vendore e ndërkombëtare, porse grupe të caktuara serbësh, shpeshherë me mbështetjen edhe të rusëve, janë munduar që në forma të tilla të krijojnë pasiguri në këtë pjesë të vendit./The Geopost/

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan