Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Simbol i marrëdhënieve të ngushta me Kinën, Serbia – mysafire nderi në Expo China-CEEC 2027 në Ningbo

The Geopost May 24, 2025 2 min read
Share the news

 

Serbia është ftuar të marrë pjesë si mysafire nderi në Ekspozitën China-CEEC 2027, që do të mbahet në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang, që pasqyron marrëdhëniet gjithnjë e më të ngushta dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm midis Serbisë dhe Kinës.

Ftesa u bë gjatë vizitës së delegacionit serb në edicionin e katërt të kësaj ekspozite, të udhëhequr nga ministrja e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Jagoda Lazareviq.

Sipas mediave serbe, delegacioni serb zhvilloi një takim zyrtar me delegacionin e provincës Zhejiang, të kryesuar nga zëvendësguvernatori Lu Shan, i cili në emër të autoriteteve kineze shprehu vlerësimin për bashkëpunimin aktual me Serbinë dhe dëshirën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Ftesa që Serbia të jetë mysafire nderi në një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në Kinë dëshmon edhe njëherë raportet ndërmjet dy vendeve, si dhe shihet si një mundësi për thellimin e mëtejshëm të partneritetit ekonomik dhe kulturor.

Kujtojmë se, Serbia e ka mbështetur Kinën në çështjen e Tajvanit duke respektuar politikën e “Një Kine” dhe nuk ka marrëdhënie zyrtare me Tajvanin. Ky pozicion është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga zyrtarë serbë dhe është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve të ngushta midis Beogradit dhe Pekinit.

Ky qëndrim përputhet me interesat strategjike të Kinës dhe ka ndihmuar në forcimin e partneritetit politik mes dy vendeve. Në këmbim, Kina ka mbështetur Serbinë në forume ndërkombëtare për çështje të tjera, përfshirë mosnjohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo ndihmon të shpjegojë pse Kina dhe Serbia e përshkruajnë marrëdhënien e tyre si një “miqësi të çeliktë” dhe pse bashkëpunimi i tyre është thelluar në fusha të ndryshme.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Anëtarët e Bundestagut kërkojnë sanksione më të ashpra ndaj Milorad Dodik
Next: Një studiues i ri nga Beogradi promovon të vërtetën rreth masakrës në Kapija: Pa pranuar përgjegjësinë, rajoni nuk mund të shërohet

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.