Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Shtohet numri i shtetasve maqedonas që luftojnë për rusët

The Geopost December 28, 2024 3 min read
Share the news

Grupet paramilitare ruse që luftojnë në Ukrainë kanë rrjet të organizuar të rekrutimit në Ballkan, nga ku gjejnë ushtarë të i dërgojnë në front pas një stërvitjeje të shkurtër. Bëhet fjalë për grupet “Wagner” dhe “Volk”, por edhe të tjera të panjohura për opinionin ndërkombëtar, të cilët janë aktive në rajon, sidomos gjatë periudhës së fundit.

Rrjetet rekrutuese për ushtrinë ruse janë aktive edhe në Maqedoninë e Veriut, ku tashmë janë zbuluar disa raste të rekrutimit të shtetasve maqedonas apo të pjesëmarrjes së tyre në luftën në Ukrainë. Ditën e enjte Prokuroria Publike në Shkup njoftoi se së fundmi po heton dy shtetas që kanë marrë pjesë në luftën në Ukrainë. Sipas njoftimeve zyrtare, supozohet të dy kanë luftuar për grupe paramilitare ruse kundër Ukrainës, ku njëri ka qenë anëtar i ushtrisë private “Wagner”.

Prokuroria thotë se ka kohë që veprojnë ndaj individëve të dyshuar për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë në gjuhën maqedonase, Prokuroria Publika ka sqaruar se, sipas ligjit, dënimi i parashikuar për veprën penale të “Pjesëmarrjes në ushtri” të huaj është minimumi katër vite burg.

Deri më tani, Prokuroria dhe policia nuk japin detaje se sa persona nga vendi kanë shkuar për të luftuar në Ukrainë apo nëse ka organizatorë që rekrutojnë luftëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Brenda një muaji, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka publikuar dy njoftime për persona të përfshirë në luftën në Ukrainë në anën ruse, duke përmendur edhe vdekjen e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut.

Rasti më i fundit është raportuar më 23 dhjetor, ku policia ka ngritur padi penale ndaj një 37-vjeçari nga Shkupi (L.B.), i cili së bashku me një person tjetër të ndjerë (T.Sh.), përmes aplikacionit “Telegram” kishte aplikuar për të shërbyer në ushtrinë ruse.

Sipas MPB-së, të dy kanë udhëtuar për në Rusi në shtator të këtij viti, ku kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore të Donetskut dhe janë bashkuar me formacionet e tyre ushtarake e paramilitare.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit (L.B.), policia ka gjetur dokumente, veshje taktike dhe sende të tjera që sipas MPB-së konfirmojnë përfshirjen e tij. Dy të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Në një rast tjetër, më 30 nëntor, një 28-vjeçar (J.K.) kishte udhëtuar në Moskë në tetor për t’u bashkuar me ushtrinë ruse, për një pagesë prej 3,000 eurosh. Pas kthimit në vend, autoritetet maqedonase e arrestuan dhe ngritën padi penale ndaj tij.

Hetimi zbuloi se J.K. kishte kontaktuar me një rekrutues përmes internetit dhe pas arritjes në Rusi i ishte kërkuar të dorëzonte pasaportën, të nënshkruante kontratë dhe të niste stërvitjet për luftën në Ukrainë.

Autoritetet nuk kanë dhënë përgjigje nëse këto raste janë të izoluara apo bëhet fjalë për një rrjet të organizuar rekrutimi për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë.

Në të kaluarën, ka pasur raste të pjesëmarrjes në konflikte të huaja, si në luftën në Siri, ku zyrtarisht mbi 140 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kishin udhëtuar ose tentuar të udhëtojnë drejt Sirisë apo Irakut për t’u bashkuar me grupe terroriste.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka zgjatur një dekadë, duke nisur me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe duke eskaluar në një pushtim të plotë rus në shkurt 2022.

Në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë janë dokumentuar raste të ngjashme, me luftëtarë që janë trajnuar dhe rekrutuar përmes rrjeteve ndërkombëtare të lidhura me forcat ruse në Ukrainë.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Ligjvënësit serbë të Bosnjës ndalojnë përpjekjet për anëtarësim në BE
Next: RT Balkan nis një kanal të ri propagandistik të Kremlinit në Ballkan

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.