Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Shkup: Një kompani ruse tentoi të fitojë një tender sensitiv në Ministrinë e Mbrojtjes

The Geopost March 12, 2024 2 min read
Share the news

Një kompani ruse me seli në një vend të Bashkimit Evropian (BE) ka tentuar të marrë një tender nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut për të furnizuar këtë institucion me “pajisje specifike”.
Në një brifing me gazetarë të hënën, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska tha se dyshimi ka lindur në momentin që kompania ka ulur për 50 për qind çmimin e ofertës, me qëllim që ta marrë tenderin me çdo kusht.

“Në fazën e parë oferta e kësaj kompanie ishte pothuajse e njëjtë me dy kompanitë e tjera, kështu që nuk ndryshonte shumë, ndoshta për disa qindra mijëra euro. Por, në fazën e dytë ajo uli ofertën duke e bërë gati 50 për qind më të lirë. Kjo na konfirmoi dyshimin se ata donin ta merrnin me çdo kusht”, tha ministrja.

Kompania është e regjistruar në një shtet anëtar të BE-së me qëllim që të paraqitet si relevante në treg. Petrovska tha se edhe para se të bëhej kontrolli i sigurisë, shërbimet inteligjente maqedonase kanë alarmuar se bëhet fjalë për një kompani ruse të dyshimtë.

Sipas Kodit Penal, Petrovska thotë se nuk ka bazë për krim, por se “mbrojtja e sigurisë së shtetit duhet të ngrihet në një nivel më të lartë”.
Maqedonia Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe këtë muaj shënon katërvjetorin e anëtarësimit në Aleancë. Duke qenë një vend i vogël dhe me institucione jo të konsoliduara, Maqedonia e Veriut është gjetur në shënjestër të Rusisë që nga viti 2018, kur vendi arriti Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, e cila zgjodhi kontestin disadekadësh për emrin, i cili mbante të bllokuar perspektivën euroatlantike të vendit./The Gepost-

Continue Reading

Previous: Aktivitetet e spiunazhit rus më të larta se në Luftën e Ftohtë
Next: Borel poziva EU da ojača odbrambenu industriju za potencijalne pretnje i da nastavi da podržava Ukrajinu

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

The Geopost September 21, 2026
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse

The Geopost September 17, 2026
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE 2 min read
  • Lajme

Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE

The Geopost September 17, 2026
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës

The Geopost September 17, 2026
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës

The Geopost September 16, 2026
Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

Uashingtoni ashpërson mesazhet ndaj Serbisë, Kongresi e paralajmëron për Rusinë, Kinën dhe glorifikimin e Mlladiqit

The Geopost September 16, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.