Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se Evropa duhet të ndajë “shumë më shumë fonde” për mbrojtjen.
“Është koha për të kaluar në një mentalitet lufte”, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës në fjalimin e parë madhor që nga marrja e detyrës në muajin tetor.
Rutte bëri thirrje për mbështetjen e opinionit publik dhe ndjenjën e sakrificës, në mënyrë që të “parandalohet lufta tjetër e madhe në territorin e NATO-s”.
Apeli i Rutte vjen pasi forcat ukrainase po tërhiqen në fushën e betejës përballë një ushtrie ruse më të madhe dhe më të pajisur.
Sipas tij, në luftën në Ukrainë, çdo javë vriten ose plagosen më shumë se dhjetë mijë njerëz nga të dyja palët, shkruan reuters.
“Rreziku po na afrohet me shpejtësi të madhe. Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të ndodhë edhe këtu”, tha Rutte, duke shtuar se nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak për NATO-n, por se kjo nuk e pengon Rusinë të përgatitet për “një konflikt afatgjatë me Ukrainën dhe me 32 vende të NATO-s”.
Sipas tij, ekonomia ruse është në baza luftarake, ndërsa në Evropë vendet hezitojnë të shpenzojnë më shumë për rritjen e aftësive të tyre mbrojtëse.
Përveç Rusisë, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po punojnë për të dobësuar Amerikën e Veriut dhe Evropën, deklaroi ai dhe shtoi se “ne duhet të qëndrojmë të matur për ambiciet e Kinës, e cila po rrit ndjeshëm forcat e saj, përfshirë armët e saj bërthamore, pa kufij dhe pa transparencë”.

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë