SHBA-ja ka informuar aleatët e saj evropianë mbi mundësinë e pushtimit që Rusia mund t’i bëjë Ukrainës, shkruan Bloomberg.
“Informacioni përfshinë hartat që tregojnë grumbullimin e trupave ruse dhe përgatitjet për një operacion në shkallë të gjerë në Ukrainë nëse Vladimir Putin vendos ta pushtojë atë”, thuhet në artikull.
Sipas agjencisë, informacioni iu transmetua disa anëtarëve të NATO-s javën e kaluar.
Sipas burimeve diplomatike të cituara nga agjencia, Putin mund të “peshojë” një pushtim në fillim të vitit të ardhshëm, pasi trupat e tij janë rigrupuar pranë kufirit.
I njëjti informacion flet për një skenar në të cilin trupat do të kalonin në Ukrainë nga Krimea dhe përmes Bjellorusisë, me rreth 100 grupe batalioni të rregullt, ndoshta rreth 100,000 ushtarë në një operacion në acar.
Sipas dy burimeve të cituara nga Bloomberg, rreth gjysma e trupave janë tashmë në vend dhe çdo pushtim do të kishte mbështetje ajrore. Javën e kaluar, presidenti rus mohoi çdo qëllim për pushtim, por përshëndeti alarmin në Perëndim si dëshmi se veprimet e tij kishin tërhequr vëmendjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, të cilët ai i akuzoi se nuk i kishin marrë seriozisht “vijat e kuqe të Rusisë për Ukrainën”.
Javën e kaluar, Rusia e quajti “të papranueshme” zgjerimin ushtarak të NATO-s në Ukrainë dhe paralajmëroi se do t’i përgjigjet lëvizjeve të Aleancës

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi