Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia vazhdon të përdorë ambulancat për qëllime kriminale, kapet një që i takon strukturave ilegale me narkotikë

The Geopost September 14, 2023 2 min read
Share the news

Serbia është ende duke përdorur ambulancat për qëllime kriminale dhe terroriste. Mediat serbe kanë raportuar se një ambulancë është ndaluar duke transportuar narkotikë. Ambulanca dyshohet se i takon strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.

Përdorimi i ambulancave për qëllime kriminale ishte bërë nga serbët edhe vitin e kaluar në veri të Kosovës.

Organizata terroriste “Severna Brigada” kishte transportuar armë në ambulanca për të sulmuar institucionet e Kosovës dhe paqeruajtësit e NATO-s.

Mbi këtë çështje pati ngritur alarmin edhe deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo kishte thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë.

Sipas saj, armët janë transportuar me autoambulanca dhe janë dërguar në kishat ortodokse.

Kearns ka thënë se për këto aktivitete kriminale të strukturave serbe në Kosovë kanë qenë në dijeni edhe ushtarët e KFOR-it nga Britnaia.

“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët [regjiment ushtarak britanik] që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona janë vënë në dijeni për këtë dhe janë përpjekur të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, procesi i lejes zgjati shumë. Në momentin kur kishte leje– ndodhi e papritura– një ambulancë veçse kishte shkuar në kishë dhe i kishte nxjerrë jashtë përsëri të gjitha armët”, ka thënë atëherë Kearns.

 

An ambulance suspected of belonging to the #illegal structures of #Serbia in the north of #Kosovo is caught transporting narcotics, #Serbian media reported.
The #terrorist organization "Severna Brigada" had transported weapons in ambulances to attack Kosovo institutions and #NATO… pic.twitter.com/zKdI8fdCx8

— The Geopost (@theGeopost) September 14, 2023

Continue Reading

Previous: Ish-këshilltari i Dodik dhe përfaqësuesi Karaxhiç në mesin e ‘vëzhguesve’ të zgjedhjeve ruse në Ukrainë
Next: Armët, prestigji dhe llogaria me Perëndimin: Pse takohen Putin dhe Kim Jong Un

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.