Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia sërish krah Rusisë e Bjellorusisë, merr pjesë në inaugurimin e Maduros

The Geopost January 14, 2025 2 min read
Share the news

Serbia, një vend kandidat për në BE, ishte i vetmi vend evropian, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë, që mori pjesë në inaugurimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili u bojkotua nga shumica dërrmuese e komunitetit ndërkombëtar.   Në inaugurimin e Maduros mori pjesë kryetarja e parlamentit serb, Ana Brnabiq, si e dërguara personale e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Maduro është akuzuar për mashtrim zgjedhor në Venezuelë dhe rizgjedhja e tij është kontestuar ashpër nga SHBA dhe BE, të cilat kanë refuzuar të njohin rezultatet.   Të shtunën, Brnabiq foli me Maduro pas inaugurimit të tij, raportoi agjencia serbe BETA.

Ajo thuhet se e uroi atë, duke i dëshiruar një mandat të suksesshëm dhe, në emër të Vuçiqit, theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut politik dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Venezuelës, me interes të ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore.

Maduro thuhet se ka falënderuar Vuçiqin, duke e quajtur atë një mik të madh të Venezuelës dhe popullit të saj. Ai gjithashtu theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në të gjitha nivelet është shumë i rëndësishëm dhe theksoi bashkëpunimin në fushën e turizmit, thuhet në komunikatë.

EXPO 2027 që do të mbahet nga Beogradi paraqet një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik, tha ai, duke shtuar se Venezuela do të ishte e lumtur të merrte pjesë në atë ekspozitë botërore.   Brnabiq thuhet se falënderoi Maduro për mbështetjen e Venezuelës për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, pasi ajo është ndër vendet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.   Televizioni shtetëror i vendit njoftoi se 10 krerë shtetesh kishin marrë pjesë në inaugurimin e Maduros.

Por shumë më tepër qeveri në mbarë botën kanë hedhur poshtë pretendimet e tij për fitore, duke vënë në dukje provat se kundërshtari i tij, EdmundoGonzalez Urrutia, kishte fituar zgjedhjet.   Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha në një deklaratë se inaugurimi i Maduro ishte i paligjshëm, duke shtuar se SHBA nuk do ta njohin atë si president.

Administrata e Biden, Kanadaja, Britania e Madhe dhe BE njoftuan të premten një paketë të re sanksionesh kundër më shumë se 20 zyrtarëve venezuelas, duke i akuzuar ata se kërcënojnë demokracinë e Venezuelës.   Qindra venezuelianë dolën në rrugë për të protestuar kundër Maduros gjatë inaugurimit të tij./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizim të situatës
Next: Faza e tretë e tranzicionit, SHBA do të mbështesë FSK-në për blerjet ushtarake

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.