Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia prapë nuk i bashkohet Perëndimin për Ukrainën, nuk mori pjesë në Platformën e Krimesë

The Geopost August 28, 2023 2 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka mohuar pretendimet se Serbia i është bashkuar Platformës së Krimesë, një nismë diplomatike ndërkombëtare që ka nisur Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në mbrojtje të vendit të tij.

“Serbia nuk iu bashkua Platformës së Krimesë, por kryeministrja (Ana Brnabić) mori pjesë në atë takim përmes një video-telefonate. Mirëpo, ajo nuk e ka shprehur mbështetjen e saj, e as nuk e kemi pranuar tekstin e dokumentit të platformës së Krimesë”, tha Daçiq për Televizionin Pink.

Platforma e Krimesë ishte një samit diplomatik i iniciuar nga Volodymyr Zelenskyy në gusht 2021 dhe ku morën pjesë delegacione nga 46 vende, të gjitha vendet perëndimore përfshirë edhe anëtarët e G7. Ajo është projektuar të jetë një mekanizëm koordinues ndërkombëtar për të kthyer Krimenë e aneksuar nga Rusia më 2014. Mbrojtja e të drejtave të njeriut të tatarëve të Krimesë, degradimi i mjedisit dhe mbytja e tregtisë në rajonin e Detit të Zi dhe Azov janë gjithashtu çështje të diskutuara në samit.

Në vend të pjesëmarrjes, shefi i diplomacisë serbe u takua me ambasadorin rus, Aleksandr Botsan-Kharçenko, për ta marrë përgëzimin që nuk u bë pjesë e shteteve perëndimore në Platformën e Krimesë.
Daçiq tha se qëndrimi i Serbisë për atë platformë është pritur me komente pozitive në Rusi.

“Ai (ambasadori) më dha një letër nga Reshetnikov, homologu im rus. Ne jemi bashkëkryetarë të Komitetit të përzier për Bashkëpunim. Në letër flitej kryesisht për çështje ekonomike dhe të tjera dhe për organizimin e takimeve. I sugjerova që të caktojnë datat e vizitave zyrtare, dmth për bisedimet mes bashkëpresidentëve, ministrave të tjerë dhe natyrisht mundësinë e takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov”, shtoi Daçiq.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, shprehu mbështetjen e palëkundur të organizatës për Ukrainën gjatë Samitit të Tretë të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë të mbajtur më 23 gusht 2023.
Duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Aleancës, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën. Ai vuri në dukje vendimet e fundit nga vendet anëtare, si Holanda dhe Danimarka, për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F-16./The Geopost/

Continue Reading

Previous: “Fryma e Nënës Rusi në Serbi”: Ish-zyrtare e Dveri dhe DSS ka pasur akses në një faqe interneti që dyshohet se kontrollohej nga shërbimi rus
Next: Gazetarja ukrainase kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina në mes të Kievit

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit 3 min read
  • Lajme
  • Siguri

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit

The Geopost April 5, 2026
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë 11 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë

The Geopost March 27, 2026
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit 3 min read
  • Lajme

Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit

The Geopost March 26, 2026
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

The Geopost January 30, 2026
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi 3 min read
  • Botë
  • Lajme

Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ​​ruse si mjet militarizimi

The Geopost January 28, 2026
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999

The Geopost January 27, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.