Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Gazetarja ukrainase kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina në mes të Kievit

The Geopost August 28, 2023 2 min read
Share the news

Gazetarja ukrainase, Iryna Synelnyk duke derisa ka përmendur smos vënien e sanksioneve ndaj Rusisë nga Serbia, ka thënë se ka ardhur koha të qëndrojnë me ata që i mbështesin dhe ta njohin Kosovën.

Iryna Synelnyk dhe Luidmyla, gazetaret ukrainase të cilat kanë qëndruar në Kosovë e që tash janë kthyer në Ukraine për shkaqe familjare, kanë dërguar në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, fotografi si shenjë falënderimi.

Synelnyk ka shkruar në Facebook se Ukraina ende nuk e njeh Republikën e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe Serbia vazhdon ta kundërshtojë zgjerimin e rrethit të vendeve që kanë marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.

Ajo ka përmendur edhe takimin e presidenti serb Aleksandër Vuçiq me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë Samitit Ballkanik në Greqi.

“Megjithatë, pasi kanë marrë pjesë në platformën e Krimesë, të nesërmen përfaqësues të qeverisë serbe kanë deklaruar se nuk e kanë mbështetur Ukrainën në çështjen e deokupimit të Krimesë. Serbia jep ndihmë humanitare për Ukrainën, ka përpjekje të ndara për furnizim me armë por nuk ajo vendos sanksione kundër Rusisë, dhe shpesh ndryshon pozicion. Përfshirë edhe deklaratat: nëse “Ukraina e njeh Kosovën, një ditë do të humbasë gjithçka”. Serbia paraqet interesat ruse në Ballkan. Së fundmi është parë promovimi i njërit prej kanaleve TG me sloganin – “Rusët dhe serbët janë vëllezër përgjithmonë”. Prandaj, mund të supozohet se ky vend do të veprojë sipas skenarëve të krijuar në Kremlin. Në anën tjetër, Kosova, qytetarët e së cilës i mbijetuan luftës së viteve 1998-1999, mreshtën Ukrainën pa falje, kështu që me shumë gjasa ka ardhur koha të qëndrojmë me ata që na mbështesin dhe nuk na vënë kushte. Është koha ta njohim Kosovën. Pas pjesëmarrjes në programin “Rezidenca në Kosovë” njeriu dëshiron të besojë se Kosova do të jetë vendi i parë me të cilin Ukraina do të përmirësojë marrëdhëniet diplomatike pas përfundimit fitimtar të luftës”, ka shkruar ajo./KosovaPress/

Continue Reading

Previous: Serbia prapë nuk i bashkohet Perëndimin për Ukrainën, nuk mori pjesë në Platformën e Krimesë
Next: Gjenerali Clark: Vdekja e Prigozhin duhet të paralajmërojë Perëndimin për natyrën e vërtetë të Putinit

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.