Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia ia ndalon hyrjen gazetarit ruso-izraelit që cilësohet “agjent i huaj” nga Moska

The Geopost June 14, 2024 2 min read
Share the news

Gazetarit ruso-izraelit Roman Perl, i cilësuar si “agjent i huaj” nga Moska, iu ndalua hyrja në Serbi për shkak të rreziqeve të supozuara të sigurisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një videoje.

Roman Perl tha se ishte në një vizitë private kur ateroi në aeroportin e Beogradit të shtunën.  Ai u mbajt në pritje për orë të tëra para se më në fund t’i jepej një urdhër që i ndalonte hyrjen në vend, tha ai në videon e postuar nga transmetuesi i Zërit të Amerikës në gjuhën serbe.

“Ata më dhanë një letër që thoshte se ka rreziqe sigurie nëse do të isha në territorin serb,” tha Perl, duke folur në anglisht, por me komentet e tij të përkthyera në serbisht.

Gazetari tha se kishte ardhur vetëm për të vizituar një mik.   Moska e etiketoi Perl një “agjent të huaj” në tetor 2021, bazuar në një ligj të dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Ligji i diskutueshëm i lejon autoritetet të godasin organizatat, mediat dhe të tjerët që konsiderohen “agjentë të huaj”. Miratuar në vitin 2012, që atëherë është ngurtësuar disa herë.  Ishte ky legjislacion që e shtyu Perl të transferohej në Izrael.  Duke komentuar ndalimin, ai tha se ishte “e mundur që autoritetet ruse, në raste të caktuara, të bindin serbët të bëjnë diçka që pala ruse e konsideronte të nevojshme”.   Por, shtoi ai, arsyeja kryesore për ndalimin ishte ndalimi i tij në Beograd vitin e kaluar ndërsa punonte në një dokumentar për Serbinë dhe pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

“Një nga të intervistuarit shpalosi një flamur ukrainas pranë ambasadës ruse,” tha ai. “Pastaj anëtarët e xhandarmërisë na u afruan dhe na thanë se ambasada i kishte thirrur për të na larguar nga zona”.   Pas atij incidenti, Perl u ndalua për disa orë në një stacion policie përpara se të lirohej pa akuza.   Ai aktualisht është i përfshirë në një projekt me Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë, i quajtur “Koha aktuale”.   E kontaktuar nga AFP, ministria e brendshme e Serbisë nuk dha detaje rreth arsyeve të ndalimit.   Serbia, e cila aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, e cila është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Shfaqja e forcës me mbërritjen e anijeve luftarake ruse në Kubë
Next: Rusëve u tha të mobilizohen për t’i shkaktuar “dëm maksimal” Perëndimit në përgjigje të sanksioneve

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë

The Geopost November 19, 2026
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin

The Geopost November 17, 2026
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë 1 min read
  • Intervista
  • Lajme

Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë

The Geopost November 17, 2026
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik 1 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik

The Geopost November 17, 2026
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares 2 min read
  • Lajme

REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares

The Geopost November 17, 2026
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin 10 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin

The Geopost November 14, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.