Autoritet serbe kanë dërguar në paraburgim drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq, i cili është arrestuar dje bashkë me të fejuarën e tij nga Policia e Serbisë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
“Radimiroviqin e kanë dërguar në paraburgim në Beograd nën akuzat për ‘terrorizëm e cenim të rendit Kushtetues në Serbi’, ndërkohë që e fejuara e tij është liruar”, thotë i njëjti burim.
Kjo nuk është hera e parë që Serbia persekuton serbët e Kosovës. Vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se “drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës”.
Sipas Sveçlës, ky arrestim është i padrejtë, si dhe është një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.
Radimiroviq është arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Serbia vazhdimisht po nxit tensione në Kosovë, derisa edhe ky veprim erdhi pikërisht para takimit të Brukselit.

Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara
Ekonomia e Putinit nën presion: Bursa ruse në rënien më të rëndë që nga viti 1997
Si e ka riformësuar agresioni rus arkitekturën e sigurisë në Evropën Qendrore?
Shtohet presioni gjerman pas deklaratës skandaloze për Kosovën të ministres serbe
Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi