Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia dhe Rusia Planifikojnë festimet për 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit

The Geopost July 31, 2024 2 min read
Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se së bashku me Rusinë do të organizojnë festën e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtimi gjerman.

Këtë e bëri të ditur Vuçiq në faqen e tij pas takimit me ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko.

Vuçiq vuri në dukje se ka pasur një takim “shumë të mirë” me ambasadorin.

“Ne ramë dakord që së bashku të festojmë 80 vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe çlirimin e Beogradit,” tha presidenti serb.

Vuçiq tregoi se me ambasadorin rus ka folur për çështje thelbësore të Serbisë dhe tha se ka falënderuar atë për mbështetjen e Rusisë që i jep Serbisë në arenën ndërkombëtare.
“Biseduam për tema me interes të përbashkët, veçanërisht në fusha të tilla si tregtia, kultura dhe siguria rajonale. Përsërita mirënjohjen time për Federatën Ruse për mbështetjen e saj diplomatike ndaj Serbisë në arenën ndërkombëtare për çështje që janë me rëndësi thelbësore për vendin tonë”, ka thënë ai.

Vuçiq tregoi që po vazhdon të mbështetet te Rusia në politikën e jashtme pavarësisht që kritikat e Perëndimit konsistojnë në këtë çështje. Serbia refuzon t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të këtyre lidhjeve dhe pavarësisht që zyrtarisht është kandidate për Bashkimin Evropian.

Ndërkohë që Vuçiq do të festojë çlirimin e Beogradit nga pushtimi gjerman me Rusinë, disa ditë më parë në Beograd qëndroi kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz për të dakorduarmarrëveshjen për litiumin, të cilën Serbia e konsideroi të favorshme për të.
Ndërkaq, marrëdhëniet e vështira ndërmjet Ukrainës dhe Serbisë karakterizohen nga fakti se Beogradi është një aleat tradicional i Rusisë në Ballkan./TheGeopost/

Continue Reading

Previous: Televizioni shtetëror rus transmeton një kërcënim ogurzi amerikan: “Alaska jonë”
Next: Pekini i përgjigjet shqetësimeve të SHBA-së për armët bërthamore të Kinës

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.