Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Serbia bashkë me Kinën e Hungarinë marrin pjesë në turne sportive në Rusi në kuadër të një forumi ekonomik

The Geopost August 15, 2023 2 min read
Share the news

Mbi 20 vende do të marrin pjesë në turne sportive të organizuara në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor 2023 (EEF) në Rusi muajin e ardhshëm, tha Fondacioni Roscongress në një deklaratë të premten.

Në këtë ngjarje të bojkotuar nga bota perëndimore sigurisht që nuk mungojnë Serbia e Aleksandar Vuçiqit dhe Hungaria e Viktor Orbanit.
Sipas deklaratës, “në garë do të marrin pjesë atletë nga 20 vende nga katër pjesë të botës, duke përfshirë Kinën, Brazilin, Serbinë, Hungarinë, Sllovakinë, Egjiptin dhe të tjerë”.

Anton Kobyakov, një ndihmës i presidentit rus dhe CEO i Komitetit Organizativ të EEF, citohet të ketë thënë nga deklarata: “Lojërat Sportive EEF po zhvillohen si një platformë për bashkëpunim
ndërkombëtar”.

Forumi Ekonomik Lindor do të mbahet në Vladivostok më 10-13 shtator. Vitin e kaluar, EEF u ndoq nga mbi 7000 pjesëmarrës nga 68 vende dhe territore. Delegacionet më të mëdha të huaja erdhën nga Kina, Mianmari, Mongolia, India, Armenia dhe Republika e Koresë.

Serbia ka refuzuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të aleancës tradicionale që me Rusinë.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkaq, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus.
Për shkak të agresionit të nisur ndaj Ukrainës, Rusia u përjashtua për Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Pavarësisht lëvizjes së protokollit, disa atletë rusë dhe bjellorusë mund të konkurrojnë ende në Paris, pavarësisht përfshirjes së vendeve të tyre në luftën ndaj Ukrainës.

Po ashtu edhe shumë forume politike apo ekonomike janë bojkotuar nga shumë vende perëndimore në Rusi për këtë çështje.

Edhe samiti i fundit i Putinit me liderët e vendeve afrikane ishte me pak pjesëmarres, pavarësisht tentimit të tij për të forcuar lidhjet me këto vende./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Kina dhe Wagner në Afrikë: miq apo armiq?
Next: Zelenski u kërkon aleatëve pajisje për deminimin e Ukrainës

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA 5 min read
  • Analiza
  • Lajme

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

The Geopost November 5, 2026
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente 2 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente

The Geopost November 4, 2026
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s

The Geopost November 3, 2026
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

The Geopost November 1, 2026
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin 3 min read
  • Lajme

Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin

The Geopost October 30, 2026
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë 1 min read
  • Lajme

Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë

The Geopost October 30, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.