Edhe pse Rusia nuk është pjesë e Kampionatit Botëror të Futbollit që po mbahet në Katar, serbët e kanë gjetur mënyrën për t’i mbështetur me anë të një flamuri siç e kanë quajtur ata “vëllazërisë fetare”.
Sipas disa publikimeve në Twitter, aty shihet flamuri që përmban simbole provokuese ortodokse me përshkrimin “feja e njëjtë”, shkruan The Geopost.
“FIFA a mendoni se Rusia është jashtë garave të Katar 2022? Jo, sepse Serbia po i sjell vetë këtu”, shkrun eksperti i sigurisë Agim Musliu.
Russian and Serbian flag tonight in #Qatar2022 saying "same religion"
— Agim Musliu (@agim_musliu) November 24, 2022
“Flamuri rus dhe ai serb shfaqet në Katar me përshkrimin ‘feja e njëjt'”, shton ai.
Po ashtu, ky nuk është provokimi i vetëm që serbët bëjnë në këtë Botëror.
Ata kanë shfaqur hartën e Republikës së Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në zhveshtore të ekipit.
Hey @FIFAWorldCup @UEFA what are you going to do about this? #Qatar2022 pic.twitter.com/MNr7PvvjXV
— Krystyna Wozniak 🇵🇱 (@KrystynaWoznia1) November 24, 2022
Në këtë flamur, është mbishkrimi serb “nuk ka dorëzim”.
Ky veprim paraqet thyerje të rregullave dhe pritet në vijim të shihet nëse FIFA do të reagojë ndaj këtij akti.
Kujtojmë se Serbia pësoi humbje nga Brazili në lojën e parë, ku brazilianët e dominuan tërësisht këtë ndeshje, të cilën në fund e fituan me rezultat të pastër 2 me 0. /The Geopost/

Lista Serbe vazhdon me narrativën e Beogradit, Simiq sulmon Rashiqin dhe institucionet e Kosovës me akuza të pabaza
Ukraina godet 17 nga 20 anijet e flotës ruse në ‘hije’ në Detin e Zi
Zgjerimi i BE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi përparojnë në negociatat e anëtarësimit, Serbia ngec edhe më tej
Mijëra njerëz u nisën në një Marsh Paqeje tre-ditor në kujtim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës
Eurodeputetët me kritka të ashpra ndaj Serbisë: Nuk ka vend në BE për regjimin autokratik të Vuçiqit
Dokumentari që trazon narrativat serbe për luftërat e viteve ’90: Këtë serbët nuk duan ta dëgjojnë, as për Kosovën (Video)