Rusia ka njoftuar për dëbimin e shtatë personave nga Ambasada e Danimarkës në Moskë, duke iu kundërpërgjigjur një vendimi të ngjashëm të Kopenhagës.
“Ata duhet të largohen nga shteti brenda dy javësh”, tha Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate më 5 maj.
Ky njoftim i Rusisë vjen pikërisht një muaj pasi Danimarka dëboi 15 punonjës të Ambasadës ruse në Kopenhagë, duke thënë se dëbimi i tyre do të dërgonte “një sinjal të qartë në Moskë se ne nuk do të pranojmë që zyrtarët e inteligjencës ruse të spiunojnë në tokën daneze”.
Ministria e Jashtme ruse tha po ashtu se ia ka refuzuar kërkesën për vizë një diplomati të Danimarkës dhe se “rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë hapa të tjerë hakmarrës kundër veprimeve jomiqësore të Danimarkës, të cilat do t’i bëhen publike palës daneze”.
Shtetet evropiane dhe aleatët perëndimorë kanë dëbuar diplomatë rusë dhe punonjës të ambasadave, qëkur Moska ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999