Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Ramani: Pas grusht shtetit, Wagneri prezent edhe në Niger

The Geopost August 7, 2023 3 min read
Share the news
Më 26 korrik 2023, një grusht shteti ndodhi në Niger kur garda presidenciale e vendit arrestoi presidentin Mohamed Bazoum dhe komandanti i gardës presidenciale, gjenerali Abdourahamane Tchiani e shpalli veten udhëheqës të një junta të re ushtarake. Forcat e gardës presidenciale mbyllën kufijtë e vendit, pezulluan institucionet shtetërore dhe shpallën shtetrrethim.
Ky ishte grushti i pestë ushtarak që kur ky vend fitoi pavarësinë nga Franca në vitin 1960 dhe i pari që nga viti 2010. Grushti i shtetit u dënua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, i cili aktualisht po shqyrton ndërhyrjen ushtarake në vend.
Këtij grusht shteti iu gëzua Rusia meqë Perëndimi e dënoi. Por, tashmë pyetjet janë ngritur për praninë e Wagnerit në këtë vend.
Edhe pse ky grup mercenar pati një konflikt dramatik me Moskën, prania e Wagner në Afrikë ka mbetur jashtëzakonisht e qëndrueshme. Më 26 qershor, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov konfirmoi vazhdimin e operacioneve së Grupit Wagner në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore.
Paraqitja befasuese e Prigozhin në Samitin Rusi-Afrikë të 27-28 korrikut në Shën Petersburg, ku u takua me zyrtarët afrikanë dhe deklarata se forcat e Grupit Wagner do të largohen nga Ukraina për në Afrikë, i dhanë besueshmëri pretendimeve të Lavrov.
Për këtë temë ka folur eksperti ndërkombëtar për Rusinë, Samuel Ramani, i cili është edhe tutor i Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Universiteti i Oksfordit.
“Gjatë javës së kaluar ka pasur shumë spekulime se Grupi Wagner është gati të hyjë në Niger. Kjo ishte për shkak të reagimit festiv të Rusisë ndaj grushtit të shtetit që përmbysi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Bazoum dhe e zëvendësoi atë me gjeneralin. Sergei Lavrov i Kremlinit pretendoi se Wagner do të hynte së shpejti. Prigozhin, vetë shefi i grupit Wagner, e ka cilësuar grushtin e shtetit si një kryengritje antikoloniale, ka kritikuar qeverinë për lejimin e Frances dhe Shba-se mbrenda Nigerit.
Ai ka komentuar edhe mundësinë se si do të ndryshonin marrëdhëniet mes Rusisë dhe Wagnerit ndërhyrja në Niger.
“Është e vërtetë që një zyrtar i lartë nigerian, Salifou Mody, ka vizituar Malin në përpjekje për të marrë anën e grupit Wagner, por nuk ka asnjë garanci që marrëdhëniet midis Rusisë dhe Nigerit janë mjaft të trasha sa Wagner do të dëshironte të ndërhynte. Nëse rreziku i një ndërhyrjeje në eko-aset është i vazhdueshëm, Wagner me siguri nuk do të dëshirojë të ndërhyjë sepse Rusia ka shumë aspirata tregtare për Nigerin, duke përfshirë fabrikën e çelikut Ajaokuta dhe shumë projekte të tjera që ata i kanë diskutuar gjatë një periudhe prej vitesh.  Dhe Nigeri ka qenë një blerës i avionëve luftarakë rusë. Gjithashtu, mendoj se francezët, duke thënë se Bazoum është i vetmi person që mund të dëbojë forcat e tyre, po përgatiten të qëndrojnë edhe në distancë të gjatë”.
“Kështu që unë mendoj se ndërsa në Rusi ka shumë optimizëm tani, që ata mund të ndërhyjnë dhe të nisin këtë lloj të asaj që ata e quajnë një përmbysje antikoloniale të francezëve, mendoj se do të jetë shumë më e vështirë për të shitur Wagnerin”.
Ushtria e re e Nigerit, junta, i ka kërkuar ndihmë grupit mercenar rus, Wagner, për shkak se po i afrohet afati i fundit për ta liruar presidentin e rrëzuar të Nigerit, apo për t’u përballur me ndërhyrje ushtarake nga blloku regjional i Afrikës Perëndimore.

Për takimin e liderit të puçit, gjeneralit Salifou Mody, në shtetin fqinj Mali, ku ai e kontaktoi dikë nga grupi Wagner, së pari raportoi France 24./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vizita e përbashkët e Vuçiqit me Dodikun në Prijedor nën bekimin e Patriarkut Profirije, ofendim për viktimat e luftës së vitit ’92-’95, por edhe provokim ndaj SHBA-ve
Next: Media: Kompania tregtare e frutave në Serbi furnizon Rusinë me pjesë raketash

Raporti estonez: Rusia po paguan çmim shumë të lartë për çdo kilometër katror të pushtuar në Ukrainë 3 min read
  • Botë

Raporti estonez: Rusia po paguan çmim shumë të lartë për çdo kilometër katror të pushtuar në Ukrainë

The Geopost August 10, 2026
Dron luftarak shpërthen pranë kufirit Moldavi-Ukrainë 2 min read
  • Botë
  • News

Dron luftarak shpërthen pranë kufirit Moldavi-Ukrainë

The Geopost August 10, 2026
Jo vetëm luftë ndaj Ukrainës, Putini po përshkallëzon edhe luftën ndaj qytetarëve të tij 6 min read
  • Botë
  • News

Jo vetëm luftë ndaj Ukrainës, Putini po përshkallëzon edhe luftën ndaj qytetarëve të tij

The Geopost August 9, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
ISW: Putinit po i paraqitet një pamje fiktive për sukseset ushtarake 1 min read
  • Botë
  • News

ISW: Putinit po i paraqitet një pamje fiktive për sukseset ushtarake

The Geopost August 9, 2026
NATO forcon praninë në Arktik, Belgjika dërgon forca ushtarake në Grenlandë 2 min read
  • Botë
  • News

NATO forcon praninë në Arktik, Belgjika dërgon forca ushtarake në Grenlandë

The Geopost August 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.