Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • News

Shtëpia e Bardhë njofton për armëpushim humanitar në Oleshki të Ukrainës

The Geopost October 23, 2026 3 min read
Share the news

Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për një armëpushim në Oleshki, njoftoi administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 23 tetor.

Sipas njoftimit, marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e zonjës së parë të SHBA-së, Melania Trump.

Të dyja vendet janë pajtuar që përkohësisht të ndërpresin të gjitha veprimet luftarake në Oleshki, “për të mundësuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe për të përgatitur evakuimin e civilëve përmes një korridori të caktuar të sigurt”, u tha në njoftim.

Pritet që armëpushimi lokal të nisë më 29 tetor.

Përmes një deklarate, Melania Trump e cilësoi situatën në Oleshki kritike, duke kujtuar se atje kanë mbetur civilë, kryesisht të moshuar, të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, ilaçe, ushqim dhe ujë të pastër.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonja e parë, në cilësinë e saj zyrtare, “i nisi negociatat me të dyja palët dhe koordinoi objektivat, procedurat teknike, orarin, proceset e punës dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje”.

Parashihet që përfaqësues civilë të Rusisë dhe Ukrainës “t’i vizitojnë së bashku banorët e Oleshkit në shtëpitë e tyre, për të përcaktuar se për çfarë ndihme kanë nevojë konkretisht”. Ata që dëshirojnë të evakuohen do t’u ofrohen mbështetje dhe transport. Trump sugjeroi se “disa mund të dëshirojnë të shkojnë në Rusi, ndërsa të tjerë në Ukrainë”.

Administrata e presidentit amerikan shtoi gjithashtu se misionin do ta shoqërojë një organizatë e pavarur mediatike amerikane, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.

Deri më tani, Ukraina dhe Rusia nuk kanë njoftuar zyrtarisht për një armëpushim humanitar. Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë i është drejtuar me një kërkesë për koment koment Avokatit të Popullit të Ukrainës, Dmytro Lubinets.

Pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të partisë Shërbëtori i Popullit, Davyd Arakhamia, paralajmëroi një “lajm të mirë” lidhur me krizën humanitare në Oleshki, që ndodhet në rajonin e Hersonit.

Oleshki u okupua nga Rusia në ditët e para të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022. Qyteti ndodhet në bregun e majtë të lumit Dnipro, i cili aktualisht përbën një kufi natyror mes pjesës së lirë dhe asaj të pushtuar të rajonit të Hersonit.

Sipas Administratës Ushtarake Rajonale të Hersonit, në Oleshki kanë mbetur rreth 2.000 njerëz, mes tyre afër 50 fëmijë. Administrata pretendon se forcat ruse pengojnë dërgimin e ndihmave dhe, në praktikë, ua mohojnë banorëve mundësinë për t’u larguar nga qyteti.

Përpjekja e organizatave ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje me autoritetet ruse për evakuimin e civilëve nga qyteti i pushtuar deri më tani nuk ka dhënë rezultate./REL

Tags: Rusia SHBA Shtepia e Bardhe Ukraina

Continue Reading

Previous: “Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia
Next: Zjarre, dronë dhe grafite: Lidhja ruse në sabotim në të gjithë Evropën

KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia 3 min read
  • Ballkan
  • News

KE-ja e mbron delegacionin vëzhgues të zgjedhjeve të PE-së të cilin e kundërshton Serbia

The Geopost October 23, 2026
Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim 6 min read
  • Ballkan
  • News

Vuçiqi përballet me sfidën më të madhe politike, zgjedhjet nën hijen e dyshimeve për manipulim

The Geopost October 23, 2026
Zjarre, dronë dhe grafite: Lidhja ruse në sabotim në të gjithë Evropën 9 min read
  • News

Zjarre, dronë dhe grafite: Lidhja ruse në sabotim në të gjithë Evropën

The Geopost October 23, 2026
“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia 2 min read
  • Ballkan
  • News

“Marshim taktik nga Udbina deri te Kalaja e Kninit”, FSK dhe ushtarët e rajonit përmbyllin trajnimin në Kroaci – nuk merr pjesë vetëm Serbia

The Geopost October 23, 2026
Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35 2 min read
  • Botë
  • News

Pentagoni dhe Lockheed Martin nënshkruajnë marrëveshje për 850 aeroplanë F-35

The Geopost October 23, 2026
Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s? 1 min read
  • Botë
  • News

Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s?

The Geopost October 23, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.