Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Projektligji i mbrojtjes i Senatit ofron ndihmë trajnimi të SHBA-së për Kosovën

The Geopost July 20, 2023 3 min read
Share the news

Draft-ligji vjetor i mbrojtjes i Senatit do ta shtojë Kosovën në listën e vendeve të Evropës Lindore të pranueshme për stërvitjet ushtarake amerikane në mes të tensioneve në rritje në Ballkan.

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të Vitit Fiskal 2024, të cilin Senati do ta debatojë këtë javë, e lejon Kosovën të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga SHBA për të përmirësuar ndërveprimin me forcat e NATO-s. Kjo do t’i mundësonte Kosovës që të merrte rimbursime për trajnime në stërvitjet ushtarake shumëpalëshe me anëtarët e NATO-s dhe anëtarët e Partneritetit për Paqe të NATO-s, që përfshin rivalin e saj Serbinë.

Si një anëtare e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Serbia organizon rregullisht stërvitjet ushtarake “Ujku i Platinit” me SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO dhe synon ta bëjë këtë përsëri këtë vit mes tensioneve me Kosovën.

“Komiteti përgëzon përpjekjet e Departamentit të Mbrojtjes për të mbështetur Republikën e Kosovës ndërsa punon për të zhvilluar dhe zgjeruar forcat e saj të sigurisë kombëtare, veçanërisht përpjekjet për të rritur profesionalizimin, për të rritur ndërveprueshmërinë dhe për të forcuar aftësinë e Kosovës për t’iu përgjigjur kërcënimeve të jashtme dhe hibride,” thuhej në një raport të komitetit që shoqëronte projekt-ligjin.

Raporti thekson gjithashtu se Komiteti i Forcave të Armatosura të Senatit mbështet zgjerimin e bashkëpunimit me forcat e armatosura të Kosovës për sigurinë kibernetike dhe i bën thirrje Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin që të informojë Kongresin për përpjekjet në këtë drejtim deri në fund të vitit.

“Komiteti beson se Departamenti i Mbrojtjes duhet të identifikojë fushat për të avancuar bashkëpunimin ekzistues të sigurisë kibernetike dhe gjithashtu mundësi të reja për të forcuar partneritetin dypalësh”, thuhet në raport.

Komiteti i Forcave të Armatosura të Senatit e miratoi projektligjin në qershor me një votim 24-1.

Përpjekjet për të thelluar lidhjet ushtarake SHBA-Kosovë vijnë ndërsa administrata Biden dhe ligjvënës të shumtë po përpiqen të lehtësojnë marrëdhëniet e përkeqësuara të Prishtinës me Serbinë në mes të tensioneve në rritje midis komunitetit shqiptar dhe serb të Kosovës.

Komisioni për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve mbajti një seancë dëgjimore për këtë çështje më 18 korrik, me ligjvënës të ndarë se sa presion duhet të bëhet ndaj Kosovës në krahasim me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës duhet të punojë për të zbatuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe, siç u zotua të bëjë 10 vjet më parë,” tha në seancë kryetari i Nënkomisionit për Evropë, Thomas Kean, R-N.J. “Megjithatë, SHBA-ja duhet të sigurojë që [asociacioni] të mbrojë të drejtat e serbëve të Kosovës pa e dëmtuar autoritetin e Kosovës mbi territorin e saj sovran.

Dhuna shpërtheu në komunitetet me shumicë serbe në veri të Kosovës pasi Prishtina vendosi kryetarë komunash Shqiptarë që fituan zgjedhjet pas bojkotit serb. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq kishte kritikuar ashpër zgjedhjet dhe kishte mbështetur bojkotin.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Kosovës që të mbajë zgjedhje të reja komunale dhe Zëvendës Sekretari i Shtetit për Çështjet e Euroazisë Gabriel Escobar tha në qershor se dështimi mund të pengojë aspiratat e Prishtinës për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në.

“Kërkesa jonë e vetme ishte që Kosova të mos përpiqet të vendosë me forcë kryetarët e komunave nëse ka protesta”, tha Escobar para Komisionit për Punë të Jashtme të martën. “Ndërkohë, ne kemi qenë shumë të ashpër me Serbinë.”

Escobar vuri në dukje se SHBA-të kishin marrë “angazhime” nga Serbia për të mos kundërshtuar zgjedhjet e reja, “dhe ka pasoja për Serbinë nëse ato i kundërshtojnë”./defensenews/

Continue Reading

Previous: Escobar paralajmëron për rrezikun rus e kinez: Kremlini ushqen dezinformimin përmes mediave në gjuhën serb
Next: SHBA sanksionon biznesmenin e Maqedonisë së Veriut Jordan Kamçev

NATO dënon veprimet e Rusisë për shkeljet e hapësirës ajrore: Aleanca paralajmëron për kërcënimin hibrid 3 min read
  • Botë
  • Siguri

NATO dënon veprimet e Rusisë për shkeljet e hapësirës ajrore: Aleanca paralajmëron për kërcënimin hibrid

The Geopost August 13, 2026
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Kriza rikthehet në Rusi, radhë të gjata në pikat e karburantit 3 min read
  • Botë

Kriza rikthehet në Rusi, radhë të gjata në pikat e karburantit

The Geopost August 13, 2026
NATO dënon shkeljet nga Rusia të hapësirave ajrore të Polonisë dhe Rumanisë 2 min read
  • Botë

NATO dënon shkeljet nga Rusia të hapësirave ajrore të Polonisë dhe Rumanisë

The Geopost August 12, 2026
Incidenti me dron në Leipzig/Halle, sinjal alarmi për Evropën: Rusia po zgjeron kërcënimet hibride 4 min read
  • Botë

Incidenti me dron në Leipzig/Halle, sinjal alarmi për Evropën: Rusia po zgjeron kërcënimet hibride

The Geopost August 12, 2026
Zelensky: Rusia po përdor raketa të Koresë së Veriut në sulmet ndaj Ukrainës 2 min read
  • Botë

Zelensky: Rusia po përdor raketa të Koresë së Veriut në sulmet ndaj Ukrainës

The Geopost August 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.