Sot në Kazan të Tatarstanit, presidenti rus Vladimir Putin falënderoi presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, për ruajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Derisa ky i fundit tha se nuk i mbështesin sanksionet ndaj Rusisë.
“Ne ju jemi mirënjohës për ruajtjen e marrëdhënieve të rregullta me Rusinë,” tha lideri rus në një takim dypalësh me Dodik në Kazan.
“Jam i sigurt se kjo vizitë e juaja do të jetë e dobishme, ne do të mund të përdorim kohën për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe në shumë fusha. Ne e dimë se situata në Republikën Srbska, nuk është e lehtë dhe ne jemi të gatshëm të diskutojmë edhe atë”, tha lideri rus.
Duke reaguar ndaj kësaj, Dodik tha se Republika Srpska nuk i mbështet sanksionet anti-ruse.
“Ne përpiqemi të dekurajojmë çdo mundësi për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë. Ata përpiqen me këmbëngulje të na bindin se ne e bëjmë këtë fjalë për fjalë çdo ditë. Sigurisht, ne refuzojmë të shkojmë drejt anëtarësimit në NATO,” theksoi ai, shkruan RIA Novosti, transmeton The Geopost.
Dodik shtoi se Perëndimi po i bën shumë presion Rupublikws Srpska, derisa pretendoi se vendi është në një “situatë të vështirë”. transmeton RIA Novosti.


“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë