Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të enjten se Rusia kishte pësuar “humbje të konsiderueshme” në Ukrainë, ku trupat ruse hynë me forcë më 24 shkurt në atë që Moska e quan një “operacion ushtarak special”.
Ministria ruse e mbrojtjes tha më 25 mars, përditësimi i saj më i fundit, se 1,351 ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i fushatës dhe 3,825 ishin plagosur.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha dy ditë më vonë se ka mundësi të jenë vrarë të paktën 10,000 ushtarë rusë.
“Kemi humbje të konsiderueshme mes trupave,” tha zëdhënësi Peskov për kanalin britanik Sky News në një intervistë, “dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne.”
Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar vdekjen e mbi një mijë civilëve, megjithëse numri real ka gjasa të jetë shumë më i lartë.

Bosnja dhe Hercegovina i ndalon hyrjen Milan Radoiçiqit: Shpallet kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të sulmit terrorist në Banjskë
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin
Selimi: Ndikimi i mediave ruse në Ballkan, më i madh se kurrë
Ministri serb në Moskë: Nuk heqim dorë nga Kosova, partneriteti me Rusinë dhe Kinën mbetet strategjik
REM gjobit televizionet Informer dhe B92: Ndalohen emisionet dhe reklamat, arrestohen gjashtë persona për kërcënime ndaj gazetares
Avokati serb: Dosjet e BIA-s mund ta tronditin Serbinë, nga vrasja e Ivanoviqit te lidhjet e shërbimit me pushtetin