Protestë e madhe nën thirrjen “Serbi, a po dëgjohemi?” u mbajt në Novi Sad të premten në mbrëmje. Aty nuk munguan as përleshjet midis policisë dhe demonstruesve, ndërsa tubime mbështetëse u mbajtën në disa qytete në Serbi.
Disa mijëra njerëz mbërritën në zonën e protestës në Novi Sad, ndërsa kolona të mëdha u nisën nga pjesë të tjera të qytetit.
Arsyeja e protestës, e thirrur nga studentët në bllokadë, është, siç thonë ata, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik.
Pasi pjesa zyrtare e protestës “Serbi, a po dëgjohemi?” në Novi Sad përfundoi, disa mijëra qytetarë dhe studentë të mbledhur shkuan në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku bënë zhurmë.
Anëtarë të policisë dhe xhandarmërisë serbe ndërhynë dhe shtypën pjesëmarrësit në protestë përpara Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik në Novi Sad. Me atë rast, granata zhurmuese, të shtëna topash, sprej me piper dhe gaz lotsjellës u hodhën mbi qytetarët që po qëndronin në vend.
Kujtojmë se dekani dhe policia që ai kishte thirrur kanë qenë në ndërtesën e atij fakulteti që nga e marta e kaluar.
Rreth orës 21:39, filloi një aksion policor “jashtëzakonisht i dhunshëm”, “i cili ndodhi shumë shpejt”, u hodhën gaz lotsjellës dhe sprej me piper, dhe u dëgjuan edhe të shtëna topash.
Policia filloi t’i shtynte qytetarët me mburoja dhe shkopinj, dhe turma u përgjigj duke bërtitur “zagarë”.
N1 raportoi se nuk kishte asnjë arsye për atë ndërhyrje, sepse kampusi ishte i qetë – përveç tre fishekzjarrëve, nuk kishte asnjë shtyrje, as nuk hodhi asgjë drejt policisë.
Në stilin e tij të zakonshëm, për të disatën herë, presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi se protestuesit “tentuan destabilizimin e Serbisë” dhe se bëhej fjalë për “ndërhyrje nga jashtë”, duke akuzuar “plehrat evropiane”.
“Jam mirënjohës për përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, nuk di nga cila parti janë, disa plehra janë mbledhur atje, që na treguan se ku e kanë vendin dhe si duhet të luftojmë kundër tyre… Shkoni rrënojeni vendin tuaj, mos e rrënonin Serbinë. Plehra të ndyrë. Jo vetëm që jeni plehra, por jeni edhe më keq se aq…”
/The Geopost

“Koha që Serbia të përballet me pasojat”: Brukseli ndryshon ton pas funeralit të Mlladiqit
Mladiqi vdiq, por ideologjia e tij mbeti gjallë – gazetari britanik me analizë për Serbinë
“Për një serb do të vrasim 100 myslimanë”, Stojkoviq i reagon Vuçiqit: Ti je ai që nxite gjenocidin, do duhej të ishe në Hagë me Mlladiqin
Zvicra synon të ndërtojë një batalion ushtarak dronësh deri në vitin 2028, thotë ministria e Mbrojtjes
NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit