Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë fjalës së tij në një panel të Forumit Botëror Ekonomik në Davos ka folur për rrezikun që Ballkanit Perëndimor i kanoset nga ana e Rusisë.
Ai ka përmendur rastin e veriut të Kosovës dhe Republikës Srpska në Bosnjë e Hercegovinë.
“Një përshkrim i shkurtër. Kemi dy pika të nxehta ose të brishta kohë pas kohe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është Republika Srpska brenda Bosnjë e Hercegovinës dhe Veriu i Republikës së Kosovës. Ajo që po bën regjimi i Putinit, shumë vite më përpara, jo vetëm që nga koha kur ka filluar lufta në Ukrainë, është tentimi për t’i provokuar njerëzit atje, në mënyrë që të cenojë integritetet e këtyre dy vendeve. Që të flasim realisht, gjatë vitit të fundit propaganda ruse, lajmet e rreme, propaganda politike, kërcënimet hibride dhe sulme të tilla nuk janë intensifikuar sepse regjimi i Putinit është krejtësisht i preokupuar për ta sulmuar Aleancën Perëndimore për shkak të luftës në Ukrainë”, ka thënë Pendarovski.
President of North #Macedonia 🇲🇰 @SPendarovski giving a state of play of Russian influence in the Western Balkans at @Davos:
– "The Western Balkans is more prone to Russian deflections from #Ukraine 🇺🇦 than the Baltics"
– "The U.S. is the key player here." pic.twitter.com/8yxupeSmZQ— Rainier Jaarsma (@RJaarsma) January 17, 2023
“Akterët lokalë që nuk janë shumë të lumtur me marrëveshjet e ashtuquajtura të paqes që janë arritur vitet e ’90-ta janë duke e bërë këtë punë dhe kohë pas kohe provokojnë me retorikë nxitëse duke shkaktuar trazira në këto dy vende. Supozimi dhe gjykimi nim është që nëse Rusia do ta shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina (që është teatri kryesor i luftës dhe propagandës), atëherë Ballkani Perëndimor është cak më shumë se vendet e Baltikut. Pra duhet të kemi kujdes për këtë si aleancë perëndimore si aleancë e NATO’s dhe si anëtarë të BE-së apo vende kandidate për anëtarësim, sepse më duket se në pikat e ashtuquajtura të buta të arkitekturës së sigurisë pan-evropiane tani, përveç Ukrainës natyrisht, Ballkani Perëndimor është më i rrezikuari nga Kremlini”, përfundon ai.
I pyetur se ku është lojtari kyç në këtë situatë BE NATO apo SHBA, Pendarovski ka thënë shkurt “Shtetet e Bashkuara”. /Gazeta Express/

“Kamionët e viktimizimit” në Nju Jork, Fetoshi: Strategji serbo-ruse për ta dëmtuar imazhin e Kosovës
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Von der Leyen pas varrimit të Mlladiqit: Vendet që lavdërojnë kriminelët e luftës nuk kanë vend në BE
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës
Parti e re proruse në Serbi, kërkon braktisjen e BE-së dhe forcimin e ndikimit të Moskës