Parlamenti i Ukrainës miratoi të martën një projektligj që ndalon aktivitetet e organizatave fetare që kanë lidhje me Rusinë.
Projektligji, i cili duhet të nënshkruhet në ligj nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, do të ofronte baza ligjore për të ndaluar Kishën Ortodokse Ukrainase të lidhur me Moskën.
“Votim historik. Sot ne kemi hyrë në rrugën e pashmangshme të pastrimit nga brenda rrjetit të agjentëve të Kremlinit, i cili për dekada të tëra fshihej pas maskës së një organizate fetare”, tha deputeti i pavarur ukrainas Roman Lozynskyi në një postim në Facebook.
Legjislacioni mund të ndalojë efektivisht aktivitetet e Kishës Ortodokse Ukrainase të Patriarkanës së Moskës (UOC-MP), e cila është ligjërisht në varësi të Kishës Ortodokse Ruse.
UOC-MP ka qenë e dyshuar për lidhje dhe simpatitë me Rusinë gjatë gjithë luftës në shkallë të gjerë. Nuk duhet ngatërruar me Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) të Ukrainës, e cila është plotësisht e ndarë nga Moska.
Këto dy kisha janë të kyçura në një betejë për legjitimitetin, ku e para shihet si besnike ndaj degës ruse të krishterimit ortodoks, ndërsa e dyta i nënshtrohet patriarkatit të Stambollit.
Edhe pse Kisha Ortodokse e Ukrainës e Patriarkanës së Moskës pretendoi se i ndërpreu lidhjet në vitin 2022 me Patriarkun rus Kirill, i cili bekoi pushtimin rus të Ukrainës, priftërinjtë dhe mbështetësit e saj financiarë u kapën duke ndihmuar ushtrinë ruse në Ukrainë. Ajo punësoi gjithashtu lobistë të lartë në SHBA për të pretenduar se ndalimi i ardhshëm përbënte persekutim fetar dhe bëri thirrje për të ndalur ndihmën për Ukrainën derisa ajo të ndalojë “persekutimin” e të krishterëve.
Megjithatë, Kisha Ortodokse e Ukrainës, si dhe anëtarët e Këshillit të Kishave dhe Organizatave Fetare të Ukrainës, e mbështetën projektligjin dhe pretenduan se liritë fetare janë të sigurta në Ukrainë edhe gjatë luftës.
“Patriarkana e Moskës justifikon masakrat dhe kufizimet e lirisë fetare, torturat dhe vrasjet e priftërinjve dhe pastorëve dhe shkel në mënyrë cinike udhëzimet e Zotit dhe normat themelore të moralit universal”, tha këshilli në një deklaratë të shtunën.
Projektligji i sapo miratuar nuk ndalon asnjë kishë menjëherë.
Tridhjetë ditë pasi të nënshkruhet nga presidenti dhe të publikohet, Shërbimi Shtetëror Etnopolitik i Ukrainës do të ketë mundësinë të kontrollojë organizatat fetare ukrainase për lidhje me Kishën e Moskës, tha deputeti ukrainas VolodymyrViatrovych, nga Partia e Solidaritetit Evropian.
“Nëse zbulohet të paktën një nga 5 shenjat e përcaktuara ligjërisht të lidhjes së një organizate fetare me Kishën Ortodokse Ruse, një organizatë e tillë do të marrë një urdhër për ta eliminuar këtë lidhje brenda 30 ditëve”, tha Viatrovych.
“Nëse lidhja me Moskën nuk ndërpritet, shteti do të kërkojë në gjykatë ndalimin e një organizate të tillë. Procedurat ligjore për ndalimin do të fillojnë 9 muaj pas publikimit të ligjit”, shtoi ligjvënësi./Politico/

Raporti i CEPA-s: Rusia po zhvillon “luftë në hije” në Evropë, rritet rreziku i përshkallëzimit
Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse, strehohet në Moskë
Kosova bashkë me vendet e tjera dënon sulmet iraniane në Ngushticën e Hormuzit
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në ’99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë
Ulja e orëve të gjuhëve të huaja në shkollat ruse si mjet militarizimi
“Nuk e bënë shqiptarët” – Si u vra Milosh Vlashkoviqi në Mazgit nga dy ushtarë serbë, teksa grabisnin shtëpitë në vitin 1999