Një klerik i Kishës Ortodokse Serbe (SPC), i kryesuar nga peshkopi Longin — Momir Krço ka bërë thirrje që Republika e Kosovës të shpallet “teritor i pushtuar”, ndërkohë që mohon gjenocidin në Srebrenicë.
Ai është nga dioqeza më e madhe e diasporës Svetosava. Në Kuvendin vjetor kishtar-popullor të kësaj dioqeze të mbajtur më 12 prill të këtij viti ka miratuar një ‘rezolutë’ duke thënë se ajo rezolutë e përfaqëson mendimin e shumicës së Serbisë.
“Ne mbetemi të palëkundur dhe besnikë në dashurinë tonë për atdheun tonë Serbinë, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, kështu që edhe këtë vit nuk mund të mos shprehim shqetësimin tonë më të thellë për çështjen më të rëndësishme kombëtare për popullin serb, Kosovën.
Kjo dioqezë sulmoi edhe marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne besojmë se kjo marrëveshje franko-gjermane apo e Ohrit është absolutisht e papranueshme për KOS-në, sepse përveç arsyeve të përmendura më sipër, kërcënon interesat më vitale të KOS-së dhe popullit të Kosovës, duke vënë në pikëpyetje statusi pasuror-juridik i faltoreve tona të lashta Nemanjiqe që ndodhen aty. Ne apelojmë dhe ftojmë të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve të Republikës së Serbisë që, në ta refuzojnë këtë “marrëveshje”, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme në të cilat separatistët shqiptarë morën gjithçka dhe serbët nuk morën asgjë, sa më shpejt të jetë e mundur dhe ta shpallin Kosovën territor të shqetësuar”, ka bërë thirrje kjo dioqezë.
Gjithashtu dioqeza mohon gjenocidin në Serbi dhe akuzon Perëndimin se po e akuzon popullin serb për diçka “të supozuar”.
“Shpresojmë që shumica e vendeve anëtare të OKB-së të mos bien pas këtij mashtrimi dhe të bashkohen për të mos pranuar këtë rezolutë të dëmshme”, thotë dioqeza.
Kisha Ortodokse Serbe përfaqëson boshtin e lëvizjeve politike të Serbisë dhe shpesh shërben për indokrinimin e serbëve me ideologjitë nacionaliste që shkaktuan edhe luftërat në Ballkan.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj