Pavarësisht se Kremlini pretendon se po tërheq trupat ushtarake nga kufiri me Ukrainën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nuk beson që ka ndodhur ndonjë de-përshkallëzim i situatës.
Vendet në Aleancë gjithashtu kanë shprehur dyshime, ashtu si edhe liderët në Ukrainë.
Për momentin, ne nuk kemi parë ndonjë tërheqje të forcave ruse. Nëse ata vërtet fillojnë të tërheqin forcat, kjo është diçka që ne do ta mirëpresim, por kjo mbetet për t’u parë”, tha Stoltenberg përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.
NATO secretary general Jens Stoltenberg says there has been no signs of "de-escalation on the ground", adding that if anything, it appears Russia is 'continuing its military build-up'.#KayBurley: https://t.co/NElII4oNoc
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/9UCJwjf4IM
— Sky News (@SkyNews) February 16, 2022
Të martën, Rusia tha se po tërhiqte disa trupa të vendosura afër kufirit me Ukrainën, mirëpo NATO deklaron nuk po sheh shenja të tërheqjes.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e shpalli 16 shkurtin si “Dita e Unitetit Kombëtar”.
Rusia ka grumbulluar mbi 130 mijë trupa ushtarake në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar shqetësime se po planifikon një sulm. /The Geopost/

Kongresisti Wilson: Serbia të ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Moska
Nga nëntori, rusët, kinezët dhe turqit do të kenë nevojë për viza për të hyrë në Mal të Zi
FAZ rikthen të kaluarën e Vuçiqit: Nga Varrezat Hebraike të Sarajevës te retorika e “Serbisë së Madhe”
Nëna e njërit prej të rinjve të vrarë në “Panda” paralajmëron padi: Vuçiq e di të vërtetën, shteti serb i vrau fëmijët tanë
Si i rekruton Rusia të huajt për luftën në Ukrainë: Nga ofertat joshëse deri te mashtrimi
Lufta paralizon jugun e Iranit: Errësirë, mungesë karburantesh dhe varka të shkatërruara