Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka vënë në pah shqetësimet e Moskës lidhur me raportimet për furnizimin e Ukrainës me municione nga kompani serbe të industrisë ushtarake. Ajo theksoi se Rusia ka besim që Serbia është plotësisht e vetëdijshme për rreziqet që paraqet rënia e produkteve të saj ushtarake në duart e regjimit të Kievit, çka bie ndesh me pozicionin zyrtar të neutralitetit që ka shpallur Beogradi.
Deklaratat e saj pasuan komentet e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili iu referua një paralajmërimi nga Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse, që pretendonte se kompani serbe po furnizonin Ukrainën me municione. Zakharova theksoi se Moska pret që autoritetet serbe të marrin masa efektive për të identifikuar dhe ndalur çdo eksport të dyshimtë të produkteve ushtarake që mund të përfundojnë në Ukrainë.
Ajo gjithashtu u shpreh se mbetet me shpresë që çështja të mos dëmtojë marrëdhëniet e afërta mes Moskës dhe Beogradit, të cilat historikisht kanë qenë të ngushta dhe të qëndrueshme, shkruan n1, transmeton The Geopost.

“Radar” publikon dokumentet ekskluzive të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA
Vuçiq fali 49 persona para largimit nga presidenca, në listë ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në incidente
“Mblidhnin vota për SNS-në e Vuçiqit”, avokati Niniq ngre kallëzim penal ndaj tetë zyrtarëve të BIA-s
Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq
Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe zotohet se do t’i ruajë lidhjet institucionale me Beogradin
Lista e Studentëve nuk do të bashkëpunojë me Listën Serbe: Gashiq thotë se ajo ka qenë “kontraktor i SNS-it” në Kosovë