Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Miqësi e fortë me Rusinë, Vuçiq: Putin, miku më i dashur i Serbisë

The Geopost September 6, 2025 2 min read
Share the news

Për Rusinë, Serbia mbetet mikja më e mirë dhe më e dashur, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov pas takimit të presidentit rus Vladimir Putin dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq.

Të dyja vendet vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira, derisa Serbia nuk ka dënuar luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë përkundër thirrjeve të Perëndimit.

Takimi i fundit Putin-Vuçiq ka bërë që të dalin edhe njëherë në pah raportet e afërta Rusi-Serbi, kjo pasi ka vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe si të qëndrueshme dhe miqësore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se bisedimet me presidentin serb zhvillohen “gjithmonë në një atmosferë të mirë” dhe se me Beogradin “ka gjithmonë marrëveshje të mira”.

Duke komentuar bashkëpunimin midis Rusisë dhe Serbisë, ai theksoi se Beogradi është një mik dhe partner i mirë i Moskës.

“Ky takim është shumë i rëndësishëm sepse marrëdhëniet janë shumëplanëshe dhe një numër i madh çështjesh specifike janë në agjendë. Po flasim për bashkëpunim në fushën e energjisë, në fushën e kulturës, shkëmbimin e studentëve. Gjithashtu, po flasim për veprime të përbashkëta në lidhje me tensionet rajonale, të cilat, padyshim, nuk shkaktohen nga pala serbe”, tha Peskov, siç raportohet nga TASS.

I pyetur nga një gazetar nëse kishte ndonjë marrëveshje të mirë me Serbinë në lidhje me gazin, zëdhënësi presidencial rus theksoi se, kur bëhet fjalë për Serbinë, “gjithmonë ka marrëveshje të mira”.

“Është partneri ynë i mirë dhe miku ynë i dashur”, nënvizoi Peskov.

Edhe Vuçiq nuk e la keq së shprehuri “dashurinë” për Rusinë.

Ai e quajti presidentin rus “mikun më të dashur” të Serbisë, derisa theksoi se është gjithmonë i lumtur të takohet me presidentin rus.

“Jam gjithmonë shumë i kënaqur kur presidenti ka kohën dhe mundësinë të takohet me mua dhe delegacionin tonë. Dhe mendoj se ishte një takim i mirë, ai është një mik i dashur i vendit tonë”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur deklaratës së një gazetari se do të kritikohej përsëri në Perëndim për takimin me Putinin, derisa vuri në dukje se vendi i tij do të mbetet neutral dhe nuk do të vendosë sanksione kundër Federatës Ruse.

Vetë deklaratat e Vuçiqit se “bashkëpunimi me Rusinë është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në fushën e energjisë”, tregojnë më së miri lojën e Vuçiqit për interesa të veta.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Ukraina ndërton një sistem mbrojtës të shtresuar për t’iu kundërvënë droneve ruse
Next: Shfaqja e filmit “Lejleku” u pezullua, Milatoviq dhe Camaj reagojnë

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026
Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Të dërguarit e BE-së miratojnë listat e reja të sanksioneve ndaj Rusisë

The Geopost October 7, 2026
Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Stradner paralajmëron: Shërbimi rus i inteligjencës po përgatit “ferr” më 25 tetor në Serbi

The Geopost September 30, 2026
Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike 8 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Partitë ruse në Serbi: Statusi i pakicës, ndjenjat pro-ruse dhe llogaritjet politike

The Geopost September 30, 2026
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale 3 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale

The Geopost September 29, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.